Si të thuash në mënyrë profesionale se "je shumë i zënë me punë"? - Business Magazine Albania

Si të thuash në mënyrë profesionale se “je shumë i zënë me punë”?


“Hej, si po shkon projekti? Super. Vetëm diçka ka mbetur për t’ia shtuar listës…” “Edhe një gjë e vogël.” Përkthimi: një projekt domethënës që konsumon kohë të cilin duhet ta përmbushësh në kohë rekord (përveç të gjithë punëve që ke për të bërë), pa e kapërcyer afatin e kohës së dhënë ose pa kërkuar pagesë ekstra, sigurisht. “Ne duhet të shtojmë…” Përkthimi: “Ti duhet të.”

Ti mund të jesh njeriu më i mirë dhe i qetë në planet, por kur dikush mundohet të të japë punë ekstra kur tepër i ngarkuar je ndërkohë, ja disa mënyra se sit ë përgjigjeni radhës tjetër që përsëritet i njëjti skenar:

Nëse është supervizori ose menaxheri yt

Përgjigju me shkrim (ose duke thënë):

OK! Unë përfundimisht mund ta bëj këtë, por duhet të rishikoj diçka para se të proçedoj.

Pikërisht në këtë moment prioritetet e mia janë: [Listoji ato një nga një.]

Po kërkoni që kjo detyrë e re të jetë prioriteti im? Nëse është kështu, nuk ka asnjë problem me të, por kjo do të thotë se përderisa po shtyj ca gjëra poshtë në listën time të prioriteti, të gjitha detyrat e mia do të kryhen pak më vonë se çfarë u parashikua.

Mund të krijoj një skedul të përfundimit të çdo detyre, nëse mendoni se është e dobishme.

Falemdnerit!

Nëse është një koleg

Përgjigju duke shkruar (ose duke thënë):

Çkemi! Përfundimisht mund të të ndihmoj. Gjithsesi, tani jam duke punuar mbi një projekt tjetër që është prioritet kryesor për departamentin tim.

Kam një afat për këtë detyrë dhe vërtet duhet të qëndroj i/e fokusuar dhe të përparoj.

Do të të ndihmoj sapo të përfundoj këtë gjë. Falemdnerit për mirëkuptimin!

Nëse është një klient

Përgjigju duke shkruar (ose duke thënë):

Përshendetje! Falemnderit që shkruat (erdhët te ne sot).

Patjetër që mund t’ju ndihmoj me këtë gjë. Por fillimisht, le të flasim për çështjet e tjera që po punoj dhe të cilat lidhen me ju.

Tani për tani po punoj: [Listoji të gjitha një nga një.]

Nëse shtojmë edh një detyrë të re, më duhet t’ju faturoj edhe për [$$$] ekstra.

Gjithashtu edhe programi i përfundimit të këtyre detyrave do të na ndryshojë paksa. [Përshkruaj datat e reja, programin etj.]

A bini dakord me koston dhe skedulin e ri të punës?

Nëse po, [Më thoni / më shkruani për të më thënë].

Ki parasysh…

Përshtati këto skripte që ato t’i shkojnë më për shtat të folurës tënde natyrale apo stilit të shkrimit që ke, politikave të komunikimit të kompanisë ku punon dhe intensitetit të situatës. Por nëse dikush që është vërtet në krizë po të kërkon ndihmë, këto shprehje nuk janë të përshtatshme.

Mos harro gjithashtu se, kushdo që po bën një kërkesë “qesharake dhe të paarsyeshme”, mbase është po aq “i mbytur” dhe i stresuar sa ti. Përpiqu të mirëkuptosh.

Dhe pak rëndësëi ka se si zgjedhin kolegët të komunikojnë më ty (pa mirësjellje, të ftohtë, në mënyrë të çmendur) ti vazhdo të jesh profesionist dhe i sjellshëm kur përgjigjesh. Sepse ti je pro mbarëvajtjes së gjërave.

Ashtu siç ka thënë edhe poeti Avicebron një herë:

“Testi i sjelljeve të mira është të jesh i duruar me sjelljet e këqija.”

Kjo është pikërisht se si mund të shpjegohet kjo situatë stresuese: është testi i sjelljeve të tua të mira dhe profesionalizmit.

Ji i duruar. Tregohu i mirë. Fol me vetëbesim. Mund t’ia dalësh për mrekulli.

 

/Shkruar nga Alexandra Franzen, Publikuar në Mashable.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0