Ka vlerë të jesh një “po” person, por t’a thuash atë gjatë gjithë kohës pakëson të ardhurat. Ju nuk mund të jeni fizikisht në katër vende në të njëjtën kohë, dhe ju nuk mund të merreni mendërisht në çdo projekt, problem, ose mundësi që paraqitet për ju.
Që kur zgjodha të bëja 2016 vitin tim të “jo,” Unë jam shpërblyer duke përmirësuar produktivitetin në fronte të shumta dhe për të gjetur ditët e jetës sime përsëri. Këtu janë disa mënyra që kam mësuar si të thëmi “jo” një fjalë pozitive në ndërveprimet e ditëve të mia, dhe se si kjo më ka ndihmuar të qëndroj në rregull dhe të rritet biznesi im:
Ndërto besim
Një marrëdhënie e besuar me klientët tuaj, kolegët dhe miqtë do të iu japë lejë për të thënë “jo.” Kur ju gjithmonë keni ofruar, njerëzit do iu besojnë se ju do të thoni “po” kur të mundeni.
Kur thua “jo” nuk ka nevojë të shkaktosh dëmtim të ‘zverkut’. Kur ju i shpjegoni kolegëve tuaj pse nuk mund t’a bëni atë që ju kanë kërkuar, edhe pse do të donit të mundeshit ata do iu kuptojnë. Kohët e fundit kam refuzuar një intervistë me një rrjet mediatik të ri, sepse nuk mund ta përshtat me orarin tim intensiv të udhëtimit. I thashë rrjetit që do të shkoja, kur të isha e përgatitur më mirë për të lidhur dy fjali bashkë. Një koleg që lexon email-et më tha se ata po e ruanin atë si një shembull se si të përpiqeshin t’i merrnin gjërat më me elegancë në të ardhmen.
Ofroju mundësitë, jo punën e shumtë
Dhënia e përgjegjësive ndonjëherë mund të vijë si diçka negative- sikur ju jeni duke ia shtyrë punën dikujt tjetër- por kjo nuk duhet konceptuar në këtë mënyrë. Mos iu thuaj ‘jo’ të gjitha kërkesave.
Dhe kjo nuk është një gjë e keqe. Mendoni për mundësinë që ju po i jepni të tjerëve. Një organizator konference nuk mund të dojë gjithmonë zëvendës presidentin kur themeluesi apo CEO nuk mund të bëjë eventin. Por në qoftë se ju tregoni se i besoni dikujt tjetër një mundësi ju mund të jeni i befasuar nga reagimet pozitive që do të merrni. Lejimi i personelit tjetër të marrë pjesë në ngjarjet dhe të flasë në diskutime, për shembull, na ka ndihmuar të mbledhim një grup më të gjerë dhe më të larmishëm të brandeve, duke i nxjerrë talentet në qendër të vëmendjes.
Duke thënë “jo”, ose të paktën të qenë më selektiv në të thënit “po”, ju merrni kontrollin e jetës tuaj dhe kohës tuaj, duke lejuar që të përqëndroheni në atë që ka më shumë rëndësi. Të mësuarit për të thënë “jo” më ka dhënë fuqinë për të krijuar dhe përtërirë një përpjekje për të rritur biznesin tim. Dhe me kalimin e kohës, isha në gjendje të fokusohesha për të punësuar njerëzit e duhur, të zgjidhja të punësuarit e aftë dhe përfitova nga mundësitë profesionale. Kam qenë në gjendje të mendoj në mënyrë strategjike se ç’pritet më tej për biznesin tim.
Pra, më dëgjoni mua: Thoni “jo” ndonjëherë. Mendoni objektivin përfundimtar, kur të merrni një vendim, dhe besoni te të tjerët për t’ju ndihmuar të keni sukses. Në fund të ditës, besojini vetes dhe mos lejoni që t’a tepëroni. Nëse gjeni mënyrën e duhur për të thënë “jo”, të punësuarit tuaj do iu kuptojnë, dhe iu respektojnë për këtë.
/Shkruar nga Sarah Kauss në linkedIn
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.