Si të shisni vizionin tuaj në mënyrën më të thjeshtë

Si të shisni vizionin tuaj në mënyrën më të thjeshtë


Ne kemi shpenzuar kohë, energji dhe madje para të bollshme për vizionin tonë, duke punuar nga jashtë, por shpesh nuk e kuptojmë me të vërtetë se si të tjerët e perceptojnë vlerën tonë. Duke sjellë vlerën tuaj, kjo tregon sesi të tjerët ju shohin. Sidoqoftë, siç tregon folësi I suksesshëm Grant Baldwin, juve ende ju duhet një barometër për të parë se si shikoheni.

Lexo: Lidershipi nuk lidhet vetëm me vizionin, ja 4 gjëra të rëndësishme për të

Sa fjalë kërkon?

Ja sesi Baldwin e përmbledh:

Sa më shumë kohë të duhet për t’ju përshkruar juve, aq më shumë bie cilësia juaj e të folurit. Baldwin është i përqendruar në të folur në publik, por e njëjta gjë është e vërtetë për investitorët në idenë e tyre të re, botuesit librin tuaj të ri ose edhe klientët, që mendojnë të kalojnë në kompaninë tuaj.

Por, pse duhet që një person i ri të kaloj kohën me idetë tuaja. Bëhet fjalë për t’i bërë njerëzit të ndihen sa më mirë me idenë tuaj, sa më shpejt që të jetë e mundur. Dhe kjo, natyrisht, pasqyron, sesa I qartë keni qënë me vizionin dhe idetë.

 

Jo aq e lehtë, sa tingëllon:

Baldwin e quan këtë provë kokteili: Si do ta përshkruanit vizionin tuaj të rëndësishëm, për dikë që sapo keni takuar në një festë? Baldwin është marr shumë herët në karrierën e tij me shitjen e vizionit. Ai ka patur pengesa, saqë disa kohë po I dukej vetja si në rolin e një shkrimtari. Por, çdo vit, vizioni I tij forcohej dhe mund t’ia tregonte njerëzve vetëm me një të folur.

Ky proçes filloi sërish, kur ai u bë ndërmarrës, por këtë herë ishte më e lehtë për të. Ai është I qartë në një koncept: Sakrifiko çdo gjë për t’u bërë dikushi në jetë!

Lexo: Pse dështon udhëheqja vizionare?

Një fitore e dyfishtë për ju:

Fuqia e një vizioni të shkurtër, të përqendruar është dyfishi i punës për ju. Së pari, siç e thotë Baldwin, ua bën shumë më të lehtë të tjerëve të flasin për të. Mos harroni, nuk është vetëm çështje që ju të hidhni veten në “festën e koktejve proverbiale” dhe njerëzit që ju mbështesin në vizionin tuaj. Është çështje që ju të flisni me dikë, dhe atëherë ai person përfundon duke ndarë vizionin tuaj me dikë tjetër, si marrësi i vendimit përfundimtar ose konsumatori aktual, që po përpiqeni të arrini.

Është një lojë masive e telefonit, dhe të folurit shkurt fiton. Së dyti, natyrisht që sjell më shumë vlerë për kohën dhe paratë tuaja. Bëhet më e lehtë për klientët sepse ata të kuptojnë më së miri. Gjithashut edhe për bizneset e tjera, ti merresh si shembull nga ana e tyre.

Burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0