Lidershipi nuk lidhet vetëm me vizionin, ja 4 gjëra të rëndësishme për të

Lidershipi nuk lidhet vetëm me vizionin, ja 4 gjëra të rëndësishme për të


Liderët përqendrohen shumë tek vizioni dhe kjo ndodh për një arsye të fortë. Të sigurohesh që të gjithë janë në të njëjtën linjë me vizionin e organizatës, është një nga gjërat më të rëndësishme, që një lider mund të bëjë.Vizioni pikturon një pamje të një të ardhmeje të përbashkët dhe motivon anëtarët e ekipit të vazhdojnë të ecin përpara edhe kur e ardhmja ndonjëherë duket më shumë si një ëndërr e largët sesa një realitet i caktuar. Në të njëjtën kohë, ekipit tuaj i duhet më shumë sesa një pamje e së ardhmes, nëse do ta sjellë ndonjëherë atë vizion në jetë.

 Diçka tjetër që vlen të përmendet është fakti se shumica e liderëve nuk e drejtojnë të gjithë kompaninë. Ndonjëherë ata drejtojnë një departament të kompanisë, por më së shumti liderët udhëheqin skuadra specifike. Pavarësisht nga madhësia apo shtrirja e sektorëve që drejtojnë, liderët e mirë u ofrojnë skuadrës së tyre këto 4 gjëra:

Pritshmëritë

Njerëzit dështojnë thuajse në 100% të rasteve në përmbushjen e pritshmërive, që nuk e dinë se ju i keni ndaj tyre. Si lider, përgjegjësia juaj është të jeni i qartë në lidhje me pritshmëritë që keni. Juve mund t’iu lindë pyetja nëse ekipi juaj është apo jo në të njëjtën linjë veprimi, atëherë supozoni se ata nuk janë dhe ndërtoni një komunikim më të mirë me ta. Detyra e skuadrës është të realizojë pritshmëritë që ju keni, por është përgjegjësi e juaja t’i qartësoni këto pritshmëri.

Përgjegjësia

Sigurisht, së bashku me pritshmëritë vjen edhe përgjegjësia. Është detyra e një lideri t’a nxitë ekipin të jetë përgjegjës në përmbushjen e pritshmërive. Kur një skuadër apo individ nuk është në gjendje t’a bëjë këtë, i takon liderit të reagojë duke sjellë feedback, korrigjim dhe mësim. Përgjegjësia nuk është disiplinë. Ajo është një zakon i përhershëm i të dhënit llogari për procesin në tërësi.

Lexoni: Ndryshoni botën, me në krye liderin e duhur

Nuk është gjithmonë e këndshme, por të dish se ekipi do të jetë përgjegjës për veprimet apo performancën e tyre, është një nga motivimet më të mëdha për t’a mbajtur skuadrën të fokusuar. Gjithashtu, liderët e mirë mbajnë përgjegjësi për veten dhe skuadrën e tyre.

Burimet

Orientojeni skuadrën tuaj drejt suksesit duke u dhënë atyre gjërat që u nevojiten për t’a bërë punën siç duhet. Nëse ju keni krijuar pritshmëri të palogjikshme, bazuar në burimet e disponueshme, kjo ju përket juve. Por në vend të kësaj, duhet të siguroheni që secili punonjës ka gjërat që i duhen për të realizuar pritshmëritë tuaja. Kjo përfshin gjëra si koha apo njerëzit, të cilët nevojiten për të realizuar një detyrë ose projekt. Nëse skuadra ka nevojë për diçka, ju duhet t’a gjeni atë për ta. Nëse nuk mundeni, mbase është koha të merrni në konsideratë ndryshimin e pritshmërive.

Kujdesi për skuadrën

Së fundi, një nga gjërat për të cilat skuadra juaj ka nevojë më shumë është të dinë se lideri i tyre kujdeset për ta. Kjo do të thotë të jeni avokati i tyre, veçanërisht kur bëhet fjalë për t’u siguruar që vendimmarrësit të kuptojnë plotësisht efektin e vendimeve që marrin, për punën që do të kryejnë njerëzit.

Lidershipi përqendrohet tek shumë drejtime, prandaj skuadra juaj mbështetet tek ju për t’i çuar ata përpara.

Puna juaj si lider është të motivoni skuadrën tuaj të bëjë diçka që ndoshta nuk do donin t’a bënin vetë, Kur bëhet fjalë për këtë, skuadra juaj duhet t’a dijë se ju keni gjërat më të mira në mendje.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0