Si të rrisni mirëqenien shëndetësore të punonjësve tuaj - Business Magazine Albania

Si të rrisni mirëqenien shëndetësore të punonjësve tuaj


Bëjeni shëndetin një aktivitet të ekipit. Njerëzimi përpiqet të lulëzojë, të jetojë më gjatë, të jetë më produktiv. Ne jemi një popull në lëvizje.

Por në të vërtetë jo. Just Stand ka nxjerrë këto përfundime: 3.2 milionë vdekje çdo vit lidhen drejtpërdrejtë me pasivitetin fizik. Dështimi për të lëvizur mjaftueshëm ëshë faktor rreziku për vdekje në të gjithë botën.

Zakonisht kur vizitojmë miqtë e sëmurë apo të moshuarit, ankohemi se humbasim mundësitë për pik-nik në diell, udhëtime në botë apo punë të ndryshme në oborrin e shtëpisë. Ndërkohë që pjesën tjetër të kohës ne e shpenzojmë në dhomat e konferencave pa ajër, hipim në ashensorët, ngasim makinat në hapsirat më të afërta të parkingjeve. Kemi disa sugjerime se si mund të prekni mirëqënien dhe shëndetin e përgjithshëm të punonjësve tuaj, vetëm duke dalë jashtë apo duke lëvizur.

  1. Zhvilloni takime në këmbë. Jo çdo punonjës që i kërkohet të ecë, mund të jetë i gatshëm ta bëjë këtë. Ju mund të ecni me anëtarë të ekipit tuaj në korridore, ndërsa mund të flisni. Është e mahnitshme çfarë mund të bëjë një ndryshim nga rutina.
  2. Organizoni dy orë në javë në natyrë me ekipin tuaj. Nuk ka rëndësi nëse janë të rinjë ose të moshuar, të shëndetshëm ose me probleme shëndetësore. Raportet mjekësore kanë zbuluar se koha në natyrë ndikon në shëndetin tonë. Shpenzimi i dy orëve në javë në natyrë rrit mundësinë që të keni shëndet të mirë dhe mirëqënie të lartë. A ka diçka që ju dhe kolegët tuaj mund t’a bëni në park atë që do të bënit në zyrën tuaj? A mund të kaloni 17 minuta nën një pemë, në plazh apo në fshat?
  3. Le të planifikojnë ushtrimet në ditën e tyre zyrtare të punës dhe jo jashtë saj. Shoqata Amerikane e Mjekësisë thotë se 80% e amerikanëve nuk marrin sasinë minimale të stërvitjes që ata kanë nevojë çdo javë. Ju ndoshta nuk mund të keni kohë për të shkuar në palestër sepse rrugët mund të jenë të pandriçura kur jeni të lire, ndërsa jeni të uritur e të lodhur, dhe duhet të kujdeseni edhe për familjen. Lejojini njerëzit që të planifikojnë ecje, klasa palestre, udhëtimë në palestër ose pishinë gjatë një ditë normale pune 9 me 5 pasdite. Mendoni sa energji do të marrin kur të kthehen dhe sa do të inkurajohen për të lëvizur më tepër.

INC

Besmira Koro

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0