Si të rrisim fëmijë sipërmarrës - Business Magazine Albania

Si të rrisim fëmijë sipërmarrës


Jeta ndryshon kur ju bëheni prindër. Njerëzit fillojnë të përkushtohen dhe të mendojnë më shumë për jetën e fëmijëve. Shumë prindër ditët e sotme shpresojnë që fëmijët e tyre të bëhen sipërmarrës. Të jesh sipërmarrës do të thotë të kesh më shumë para, më shumë kontroll mbi kohën tënde dhe më shumë liri. Më poshtë mund të lexoni disa këshilla nga babai i Mark Zuckerberg, Dr. Edward Zuckerberg për mënyrën si mund të rrisni një fëmijë sipërmarrës.

1.Bëhuni shembull për fëmijën tuaj 

Dr. Edward Zuckerberg  është një dentist i përkushtuar dhe një baba i përkujdesshëm. Balanca midis profesionit dhe të qenit prind është çelësi i suksesit për të rritur fëmijë të shëndetshëm. Marku i vogël është rritur duke parë të dy prindërit e tij të përkushtuar ndaj punës së tyre. Ata gjithashtu përdornin teknologjinë më të mirë të kohës.

2.Zbuloni dhe ushqeni talentin e fëmijës suaj 

Në fillim duhet të zbuloni aftësitë dhe talentet e fëmijës suaj dhe më pas të mbështesni zhvillimin e pasioneve të tyre. Marku i vogël tërhiqej shumë pas kompjuterit të zyrës së babait. Kjo gjë e shtyu Dr. Zuckerberg t’i dhuronte të birit një program për të mësuar  gjuhët e programimit. Menjëherë Marku zhvilloi një program të thjeshtë komunikimi për dentistët të quajtur ZuckNet.

3.Tregojuni që jeni krenarë për ta. 

Dr. Zuckerberg tregon që djali i tij ishte një student i mirë në shkollë dhe i dhënë shumë pas matematikës dhe shkencave. Atij nuk i pëlqentë të mburrej për arritjet e tij dhe ishtë një djalë shumë i qetë përpara se të shkonte në Harvard. Babai i tij thotë që është krenar për arritjet e të gjithë fëmijëve të tij.

4.Sigurojuni një jetë të mirë

Ka shumë sipërmarrës që bëhen të suksesshëm pavarësisht se kanë qenë të varfër. Gjithsesi është më e lehtë për një fëmijë të bëhet riskmarrës n.q.s i ka shkpatullat e ngrohta.  Në rastin e Dr. Edward Zuckerberg ai filloi të siguronte të ardhura  për familjen e tij përpara se të martohej. Ai zgjodhi të bëhej dentist për të patur të ardhura të sigurta, për të siguruar gjithçka që i duhej një familje të shëndetshme.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0