Si të paguhesh për të dhënë fjalime në publik? - Business Magazine Albania

Si të paguhesh për të dhënë fjalime në publik?


Tani imagjinoje veten në një skenë me një buzëqeshje të madhe. Me dashamirësi tund dorën me personin që të prezantoi duke nënvizuar vetëm disa nga gjërat më të mrekullueshme që ti ke bërë deri tani në këtë jetë. Ti kthehesh dhe shikon audiencës. Shikon buzëqeshjen e tyre, fytyrat që presin me padurim të dëgjojnë çfarë ke për të thënë.

45 minuta angazhuese dhe interesante më pas, po të njëjtët njerëz të “ulen në gjunjë” dhe të japin duartrokitje duke u ngritur nga vendet e tyre. Ti u ngre dorën, u buzëqesh, del nga skena dhe dikush nga kompania të dorëzon një çek të mirë e të majmë për kohën, prezantimin tënd dhe prezantimin e paparë. Lëvdatat nuk mbarojnë javën në vazhdim pasi të gjithë të ftuarit të thonë se sa i/e mirë ishe dhe se sa shumë i ndihmove.

Ahhh. Çfarë kënaqësie!

Kjo është pjesëz e një spikeri profesionist dhe në zemrën tënde e di se kjo ishte jeta për të të cilën e u linde!

Çfrëdolloj motivimi të kesh për të folur në publik, e folura në publik është një mënyrë simuluese mendore për të bërë ca para. Sidomos kur planifikon të flasësh mbi një subjekt interesant për korporatat, ti qëndron për të bërë para- madje edhe shumë. Si t’ia nisësh?

1. Të flasësh në publik është një profesion

Ashtu si çdo punë tjetër, nëse e di se si funksionon sistemi dhe se çfarë duhet që të shkëlqesh, do të jesh shumë më përpara se të tjerët.

2. Ji i ndershëm rreth jetës

Nëse i bën gjërat siç duhet, shanset që të kesh sukses janë të larta. Kjo do të thotë se do të arrish mesataren e 20 angazhimve në vit për të paktën 5,000 $ secilin. I thonë 100,000 $ të ardhura ekstra. Por nëse je prind i vetëm, ke fëmijë të vegjël ose prindër që kanë nevoja a mund të shpenzosh kaq kohë jashtë shtëpie? Sërish, nëse po i bëje aq para, a mund të punësoje njerëzit për të cilët ke nevojë për të bërë këtë punë jashtë shtëpie? Mësoje duke e provuar me 2-3 ditë larg nga shtëpia për çdo fjalim.

3. Tregohu i ndershëm rreth nivelit të angazhimit

Ndershmërisht, ka shumë hapa për të ndërmarrë para se të fillosh të bësh mirë para. Si çdo gjë në jetë, nëse do të ishte e thjeshtë, të gjithë do ta bënin. Kjo kërkon zhvillim, përpjekje dhe disa investime nga ana jote. Shumë e fillojnë dhe pak e përfundojnë. Nëse kjo është ajo që ke dashur vërtet, unë dhe eskpertë të tjerë mund të të tregojmë hapat me radhë për të patur sukses, por ti je ai që duhet t’i marrësh. Duhet të rritesh, të ‘zgjerohesh’ si individ dhe si profesionist. Duhet të jesh i qartë para se të fillosh të bësh ato që je i gatshëm për të realizuar ëndrrën.

Të folurit në publik është padyshim një karrierë prestigji. Të jep mundësi direkte të ndryshosh jetën e njerëzve për mirë, të jestosh fatin tënd dhe të lësh një trashëgimi të suksesshme. Dhe më e mira nga të gjitha, paguhesh për të! Reflekto mbi këtë. A je gati të fillosh të fitosh para duke dhënë fjalime?

 

/Shkruar nga Wendy Keller dhe publikuar nga Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0