Tirana u themelua në vitin 1614 dhe u shpall kryeqytet i Shqipërisë në vitin 1920 ndërsa sot qyteti është zemra e Shqipërisë. Duke pësuar një transformim me përmasa të jashtëzakonshme që kur u “zgjua” nga gjumi komunist në fillim të viteve 1990, Qendra e Tiranës tani nuk njihet, me ndërtesat e lyera në ngjyra të ndezura ndërsa në sheshet publike dhe rrugët ke dëshirë të endesh. Me zë të lartë, e çmendur, me pluhur dhe ballkanike – Tirana është gjithmonë e zhurmshme.
Eksplorimi i zemrës së Shqipërisë
Shqipëria është e vendosur mes Europës Perëndimore dhe Lindore ndërsa kryeqyteti i saj është vetëm 30 km larg nga porti më i rëndësishëm i Shqipërisë. Ky pozicion e bën të mundur arritjen në Itali me një traget (271km distancë), Greqia është më pak se 200 km larg, Kosova 162 km, Mali i Zi 106km dhe Maqedonia 104 km.
Edhe pse është e vështirë për t’u përcaktuar numri i saktë i studentëve në Tiranë, ajo është konsideruar si “ajka” e studentëve të IT dhe ekonomisë, pa llogaritur studentët nga universitetet private.
Fusha e pashkelur e startup-eve ka përjetuar një rritje të shpejtë në katër vitet e fundit dhe studentët janë më të etur për të shkuar në këtë drejtim, duke i bërë ata të përsosur për të punësuarit dhe bashkë-themeluesit e ardhshëm.
Popullsia e Shqipërisë në përgjithësi dhe njerëzit e rinj në veçanti, janë multilingual: gjuha angleze dhe ajo italiane janë gjuhët e huaja më të folura nga rinia shqiptare; por Gjermanishtja, Frengjishtja, Greqishtja dhe Spanjishtja nuk qëndrojnë mbrapa.
Edhe pse avantazhet e përmendura e bëjnë Tiranën një qytet tërheqës për të themeluar një startup, ka disa gjëra që ju duhet të mbani parasysh: Shqipëria ka një popullsi tepër të vogël, duke numëruar rreth 3 milionë banorë. Fuqia blerëse jashtë Tiranës ulet në mënyrë drastike. Pra, në qoftë se ju doni të themeloni startup-in tuaj në Tiranë është më mirë të filloni me pak, por të mendoni globalisht.
Lajm i mirë: shpenzimet janë shumë të ulëta: regjistrimi në QKR është vetëm 1 euro. Lajme të këqija: bizneset (sidomos ato të vogla) duhet të parapaguajnë taksën e bazuar në pritje.
*Përshtatur nga stafi i Business Magazine Albania

Burimi: magazine.startus.cc
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto