Shpesh herë ndodh që dikush përdor wirelessin tuaj dhe madje e keqpërdor atë duke shkarkuar dhe duke ju dëmtuar. Ndaj shfaqet si nevojë të dish se si ta ndryshosh fjalëkalimin në çdo moment kur ju krijohet përshtypja se dikush po abuzon me të.
Në hapat e mëposhtme është mënyra e thjeshtë për ta ndryshuar atë:
Hapi 1:
Hapni një shfletues interneti (p.sh Google Chrome) dhe në shiritin për kërkim shkruani tplinklogin.net
Hapi 2:
Hapet një kornizë e cila kërkon një emër përdorues-username, dhe një fjalëkalim-password, që të dyja janë admin
Hapi 3:
Pasi të kyçeni në anën e majtë zgjidhni opsionin Wireless, pastaj nën opsionin Wireless security.
Hapi 4:
Tek korniza ku shkruan “Password”, shkruajeni fjalëkalimin e ri, po aty gjendet fjalëkalimi i vjetër natyrisht.
Hapi 5:
Pastaj klikoni “Save”, dhe më pas një bëni restart kompjuterit në mënyrë që të aktivizohet fjalëkalimi i ri.
Burimi: Qysh me
(http://www.qysh.me/)
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.