Si të mbani mosmarrëveshjet larg shkatërrimit të marrëdhënies tuaj të punës - Business Magazine Albania

Si të mbani mosmarrëveshjet larg shkatërrimit të marrëdhënies tuaj të punës


Në disa shoqëri është arritur deri në atë pikë sa njerëzit janë kthyer në “jo -miqësorë”.

Ka një pyetje urgjente në vendin e punës. Po sikur njerëzit të kenë një mosmarrëveshje thelbësose me ju për diçka që ju intereson vërtetë? A do ecni nëpër guacka, duke pasur frikë se çështja e nxehtë do të shfaqet dhe do të detyroheni të filloni një luftë me atë person? Apo do t’i zgjidhnit ato, të vendosur për t’i bindur se keni të drejtë?

Ajo që krijon më shumë shqetësim në një botë tashmë të tensionuar, është më shumë negativiteti në punë, ku njerëzit duhet të bashkëpunojnë dhe të bashkohen për të bërë më të mirën.

Ju sugjerojmë një qasje krejt të ndryshme: ndaloni, mbani mend se ne jemi të gjithë njerëzorë dhe hapni veshët në vend të gojës tuaj. Nuk keni nevojë t’i detyroni njerëzit të bien dakord me ju për politikën, çështjet sociale ose besimet kulturore. Ju nuk keni nevojë të pajtoheni me ta. E gjitha çfarë duhet të bëni është të shihni njëri-tjetrin si kolegë me vlera.

Si udhëheqës, duhet të ndihmoni të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët tuaj të ndjehen se kanë, nëse jo mirëkuptimin tuaj, respektin tuaj. Fjala mund të helmojë mjedisin nëse njerëzit nuk bien dakord për këtë.

Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard nxori një artikull, ku jepte udhëzime dëgjimin për njerëzit që punojnë në shëndetin dhe sigurinë e mjedisit. Dëgjimi me respekt është i rëndësishëm në një mjedis zyre. Dhe është shumë më i rëndësishëm në një fushë ku moskomunikimi mund të dëmtojë dikë.

  1. Mos vendosni se si ndiheni për personin para se ta dëgjoni atë.

Shihni personalitetin e tij së pari, së fundi dhe gjithmonë. Nëse e përshkruani atë në mendjen tuaj përpara se të përpiqeni t’i njihni ata, ky është vetë përkufizimi i “paragjykimit”.

Lexo: 5 këshilla për punën dhe karrierën nga novelistja e mirënjohur Toni Morrison

  1. Mos i hartoni përgjigjet para se dikush të flasë.

Kjo vjen me praktikën. Ju ndoshta dëshironi të bindni personin tjetër që e ka gabim, të zgjidhni problemin për të cilin po ankoheni, ose t’u tregoni atyre se sa të zgjuar jeni. Në vend të kësaj, mbajini veshët hapur dhe dëgjoni plotësisht ccfarë thonë ata.

  1. Shiko tërë figurën.

A e dini se vetëm shtatë përqind e asaj që dikush po përpiqet t’ju tregojë është në fjalët që ata thonë? (Kjo sipas studiuesit pionier të gjuhës së trupit Albert Mehrabian.) Pjesa tjetër është në gjuhën e trupit – shprehje, hap emocional, toni i zërit, duke tundur krahët. Aty është gjithccka. Me fjalë të tjera, ndaloni, shikoni dhe dëgjoni. Mos u merrni me telefon apo kompjuter kur personi po flet. Shikoni personin, duke vlerësuar personalitetin e tij, kulturën nga vjen – të cilat mund të mos jenë të njëjta me tuajën. Ndaj duhet të jeni gati për të mësuar dhe përmirësuar.

Dëshiron të jesh udhëheqës? Si fillim përpiqu të nderosh çdo person me të cilin punon. Drejto duke dëgjuar vërtetë ato që kanë për të thënë dhe duke i respektuar ato. Nuk ka dyshim se të tjerët po shikojnë dhe mësojnë nga ju. Ndaj:

Bëhu ndryshimi që dëshiron të shohësh!

Marina Kërçeli

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0