Si të mbani mend 90% të gjërave që mësoni ? - Business Magazine Albania

Si të mbani mend 90% të gjërave që mësoni ?


Çelësi i të mësuarit në mënyrë të shpejtë nuk është vetëm duke mësuar apo lexuar më shumë orë, por të maksimizosh efektivitetin e kohës së shpenzuar për të mësuar.

Piramida e të mësuarit e viteve 1960, gjerësisht e përdorur nga ”NTL Institute” në Bethel, Maine, tregon se si qeniet njerëzore mësojnë. Siç tregojnë edhe studimet, del se njerëzit mbajnë mend:

 
si-te-mbani-mend-90-të-gjërave-që-mësoni-business-mag1. 5% të atyre që kanë mësuar për një leksion ( psh në leksionet e universitetit)
2. 10% të atyre që kanë lexuar nga librat, artikujt etj
3. 20% të atyre që kanë mësuar nga aplikacionet apo video-t
4. 30% nga ato që kanë mësuar kur kanë parë një demostrim
5. 50% nga ato që kanë mësuar kur janë përfshirë në një diskutim në grup
6. 75% nga ato që kanë mësuar, kur e kanë praktikuar atë që kanë mësuar
7. 90% të asaj që kanë mësuar dhe e kanë përdorur menjëherë ose jua kanë mësuar të tjerëve.

Por si mëson shumica prej nesh?

Librat, leksionet në universitet apo videot – pra metodat jo-ineraktive të të mësuarit, tregojnë se 80-95% e informacionit “futet në njërin vesh dhe del nga tjetri.”
Problemi këtu qëndron se në vend që të fokusojmë trurin tonë si të mbaj mend më shumë informacion me metoda “pasive”, ne duhet të fokusojmë energjinë, kohën dhe burimet tona në metodat me “pjesëmarrje” të cilat janë provuar që kanë dhënë rezultate më efektive, në më pak kohë.

Kjo do të thotë se:
• Nëse dëshironi të mësoni si të flisni një gjuhë të huaj, ju duhet të fokusoheni në të folurën me folës të asaj gjuhe dhe të merrni menjëherë feedback-un (në vend të përdorimit të aplikacioneve të telefonit)
• Nëse doni të qëndroni në formë, ju duhet të punoni me një trainer professional fitnesi (në vend që të shikoni video në Youtube)
• Nëse doni të mësoni një instrument të ri, ndiqni kurs me një mësues muzike në qytetin tuaj

Detyrimisht, do të arrijmë në… Kohë apo para?

Sa herë keni dëgjuar dikë të thotë apo të themi vetë: “Nuk kam kohë të bëj X…”
Ne jemi me siguri fajtor për këtë pasi themi justifikim pas justifikimi për mungesën e kohës që kemi në jetën tonë.

Pa marrë parasysh se kush jemi, ku jemi në botë, ose se sa ne përpiqemi për të arritur efikasitetin,ne kemi vetëm 24 orë çdo ditë. Çdo minutë është unike dhe kur ajo ka ikur, nuk mund të rifitohet më kurrë, ndryshe nga paratë.

Pra, nëse ne të gjithë kemi 24 orë në ditë, si mund të shpjegojmë sukseset e milionerëve të rinj që kanë filluar nga asgjëja, apo studentë të cilët kanë qenë fillestar në gjuhën spanjolle dhe tashmë kanë rrjedhshmëri në bisedë vetëm pas 3.5 muajsh? Ata mësuan për të maksimizuar efektivitetin në vend të vetëm efikasitetit.

Le të themi se personi A konsumoi vetëm një orë për të mësuar një gjuhë dhe mbajti mend 90% të asaj që kishte mësuar. Ndërsa personi B kaloi nëntë orë duke mësuar dhe mbajti mend 10% të asaj që kishte mësuar. Duke bërë një matematikë të thjeshtë, personi B kaloi 9 herë më shumë kohë duke mësuar se personi A, vetëm për të mbajtur mend të njëjtën sasi të informacionit.

Numrat e saktë mund të debatohen ndërsa mësimi është i qartë. Mënyra më e mirë që të keni më shumë kohë nuk është që të arrini “fitore të vogla”, duke shikuar mësime 5-minutëshe në YouTube në vend të 15-minuta-ve, por për të shkuar drejt fitoreve të mëdha, si psh duke zgjedhur metodën më efektive që nga fillimi.

Aftësia për të mbajtur më shumë njohuri, në një moshë të aksesit me informacion të pafundëm dhe shpërqëndrime të panumërta është një aftësi e fuqishme për të arritur ndonjë qëllim që na nevojitet shpejt. Duke mësuar se si të mbajmë mend më shumë informacion të përditshëm, ne mund të shpenzojnë më pak kohë për të ri-mësuar njohuri të vjetra dhe të përqëndrohemi në marrjen e të rejave. Ne të gjithëve do na mbarojë koha dhe sot është dita kur do të jesh më i ri se çdo ditë tjetër. Pyetja është: si do të ishte më mirë t’a shpenzonit atë?

Burimi: lifehack.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0