SI TË MBAJME NË KONTROLL QARKULLIMIN E LIKUIDITETIT DHE TË RRISIM EFIKASITETIN E NJË SHOQËRIE - Business Magazine Albania

SI TË MBAJME NË KONTROLL QARKULLIMIN E LIKUIDITETIT DHE TË RRISIM EFIKASITETIN E NJË SHOQËRIE

QARKULLIMI I LIKUIDITETIT

Shkruar nga Erion Nexha, kontributor

Shpesh dëgjojmë rreth fitimit të një biznesi. A është fitimi i një viti i njëjtë me likuiditetin që një shoqëri ka në bankë / kasë? Nuk është gjithmonë e vërtet. Le të themi që një shoqëri në fillim të vitit ka “të arkëtueshme (receivables)” rreth 100,000.00 ALL. Gjatë vitit realizon të ardhura prej 1,000,000 ALL dhe në fund të vitit mbyll pasqyrat financiare me 250,000.00 ALL të “arketueshme (receivables), pra nga 1,000,000.00 faturim 150,000.00 kanë mbetur në bilanc si të “arkëtueshme” pra nuk janë kthyer në Cash.

Në botën anglosaksone thuhet “Cash is the king”, sepse me profit nuk blen dot lëndën e parë, nuk arrin të paguash punonjësit dhe rrezikon falimentimin e aktivitetit. Kjo i jep rëndësi studimit dhe analizimit të qarkullimit të likuiditetit në aktivitetin prodhues apo tregtar të një shoqërie dhe ketë e bëjmë duke studiuar “Cash Conversion Cycle – CCC”.

Çfarë është cikli i konvertimit të likuiditetit ose siç quhet në terminologjinë anglosaksone Cash Convesion Cycle CCC? Cikli i konvertimit të likuiditetit është një metrik që shpreh kohën që i duhet një kompanie për të kthyer investimet e saj nga inventarë në likuiditet. I quajtur ndryshe cikli i operimit neto ose thjesht i likuiditetit, CCC tenton të masë sa kohë i duhet çdo sasie leku hedhur në ciklin e prodhimit dhe të aktivitetit të shoqërisë para se të kthehet përsëri në Cash. Pra, mat ciklin nga fluks në dalje në fluks në hyrje në aktivitetin e një biznesi.

Ky metrik merret në konsideratë sa kohë i duhet ndërmarrjes për të shitur inventarin, sa kohë i duhet për të mbledhur të arketueshmet (account receivalbe) dhe sa kohë i duhet për të likuiduar të pagueshmet (account payables), pra furnizuesit.

Rëndësia e CCC është se ndihmonë në vlerësimin e efikasitetit të operacioneve dhe menaxhimit të një shoqërie. Një trend i zvogëlimit ose qëndrueshmërisë së vlerës të CCC gjatë periudhave të ndryshme është pozitive. Në përgjithësi, sa më i ulët të jete CCC, aq më mirë është për shoqërinë, ndërsa në rast rritje duhet kryer një studim dhe analizë për të gjetur faktorë që shkaktojnë rritjen.

Si të masim Cash coversion cycle?  CCC = DIO + DSO – DPO kjo është formula për matjen e CCC që do të thotë ditë që i nevojiten shoqërisë për të shitur dhe rimbushur magazinën plus ditët për të mbledhur të arkëtueshmet minus ditët për të paguar furnitorët e shoqërisë.

Nga formimi i formulës kuptojmë se DIO + DSO është pjesa pozitive e CCC, ndërkohe që DPO është negative sepse shkakton dalje likuiditetit prandaj në përgjithësi shoqëritë mundohen që të rrisin numërin i ditëve të pagesës së furnitorëve, por edhe ditët e DIO+DSO duhet të jenë sa më të vogla.

DIO: Days Invetory Outstanding, është numri i ditëve, që i duhet një shoqërie për ta kthyer magazinën (inventarin) e saj në “të arkëtueshme” (account receivable), formula e DIO:

DIO = 365/ Xhiro vjetore-Të ardhurat vjetore
Inventari fund viti

 

Le të shohim një shembull të thjesht. Shoqëria alfa Sh.p.k ka një xhiro prej 3,000,000 ALL dhe inventarin e fundvitit 1,000,000 ALL qarkullimi vjetor i magazinës është 3,000,000/1,000,000 =3, pra magazina e shoqërisë alfa rrotullohet 3 herë në vite, e shprehur në ditë 365/3=121.67, shoqërisë alfa i duhen 121,67 ditë për të shitur magazinën e mbushur sot.

DSO: Days Sales Outstanding,  është numeri i ditëve, që i duhet një shoqërie për të mbledhur të arketueshme (account receivables), formula e DSO:

DSO = 365/ Xhiro vjetore-Të ardhurat
Të arketueshme (account receivable)

Le të shohim një shembull. Shoqëria alfa sh.p.k ka një xhiro prej 3,000,000 ALL dhe të arketueshme në fund fitit 1,000,000 ALL qarkullimi vjetor i të arketueshme-ve është 3,000,000/1,000,000 =3. Pra, shoqëria alfa mbledh 3 herë në vite të arketueshmet dhe e shprehur në ditë 365/3=121.67.

DPO: Days Payable Outstanding, është numri i ditëve, që i duhen një shoqëri për të paguar furnizuesit e saj, formula e DPO:

DPO = 365/ COGS (cost of good sold)
Të Pagueshme (account payables)

Dhe në ketë rast me një shembull mund ta kuptojmë më mirë, Shoqëria alfa sh.p.k ka COGS prej 1,500,000 ALL dhe të pagueshme (account payables) në fund fitit 500,000 ALL  qarkullimi vjetor i të pagueshme-ve është 1,500,000/500,000 =3. Pra, shoqëria alfa arrin të paguaj 3 herë në vite të pagueshmet dhe e shprehur në ditë 365/3=121.67.

Tani që kuptuam si t’i masim metrikët për të arritur të masim CCC, do lindte pyetja se ku është dhe si mund ta kuptojmë dobishmërinë e CCC?

Le të shohim një shembull disi më të komplikuar për të kuptuar më mirë përdorimin:

Performanca

                 alf sh.p.k                  beta sh.p.k
Të ardhura                5,000,000.00                5,000,000.00
 – COGS                3,000,000.00                2,500,000.00
 – Kosto të tjera                1,500,000.00                2,000,000.00
Fitimi vitit                    500,000.00                    500,000.00

 

Bilanci

AKTIVET
Mjetet monetare                    200,000.00                      80,000.00
Të arketueshme                    0                1,500,000.00
Inventari                    550,000.00                   200,000.00
Aktive fikse                 1,000,000.00                   800,000.00
AKTIVE TOTALE                  1,750,000.00              2,580,000.00
DETYRIME DHE KAPITALI
Kapitali                   500,000.00                1,000,000.00
Huamarrje                   850,000.00                1,280,000.00
Të pagueshmet                   400,000.00                   300,000.00
TOTALI I DETYRIMEVE DHE KAPITALIT                1,750,000.00  

               2,580,000.00

 

DIO                40,15       14,60
DSO    0     109,50
DPO 48,67       43,80
 

CCC

 

– 8,52

      80,30

Le të analizojmë një nga një metriket më sipër:

DIO, për shoqërinë alfa sh.p.k 40 ditë të nevojshme për të shitur magazinën e mbushur sot, një kohë e mirë nëse do të shihnim mesataren e përgjithshme të bisnese-ve, ndërkohë për beta sh.p.k 14,60 shumë pak. Pra, mund të themi se menaxhimi i magazinës në të dyja shoqëritë është pozitivi dhe kjo vërteton së malli që shitet nga të dyja shoqëritë pëlqehet nga konsumatorët.

DSO, alfa sh.p.k 0 dite dhe për beta sh.p.k 109,50 dite, një diference shume e madhe midis dy shoqërive, pra të dy shoqëritë kishin një xhirim të mire të magazinës por jo për të dy rezultati është pozitiv për të arketueshmet, cilët mund të jen shoqëritë që mund të kenë 0 ditë për të mbledhur të arketueshmet? Një prej disave janë supermarketet në momentin që kryejnë veprimin e shitjes në atë moment dhe paguhen, prandaj nuk kanë të arkëtueshme për të mbledhur. Ndërsa, në rastin e beta sh.p.k duhet bërë një analizë duke ndarë klientët në bazë të rregullsisë së pagesës dhe duke iu njohur avantazhe klientëve më të rregullt dhe eliminuar klientët që paguajnë me vonesë, sepse 109.5 ditë janë disi kritike dhe mund të shkaktojnë probleme likuiditeti për një shoqëri. Pra, ndodhemi në situatën ku malli është i pëlqyer, por klientët janë të parregullt.

DPO, të dyja shoqëritë paguajnë në kohe mjaft të arsyeshme furnitorët e tyre, ndërkohë që për alfa sh.p.k pagesa në kohë të shkurtër është e mundur për faktin se arrin të ketë likuiditet sepse koha e humbur për të mbledhur të arketueshmet është zero. Për beta sh.p.k kjo është më e vështirë, sepse koha për të mbledhur të arkëtueshmet është shumë e gjatë. Dhe pa dyshim beta sh.p.k shkon drejt huamarrjes për të paguar furnizuesit në një kohe kaq të shkurtër, por huamarrja ka një kosto që është interesi që shkakton uljen e profitit dhe gjithashtu dhe uljen e likuiditetit.

Cila mund të ishte strategjia që mund të ndiqte beta sh.p.k për të mos iu drejtuar bankave për huamarrje dhe për të mos rrezikuar refuzimin nga ana e tyre?

Le të shohim formulën e DSO për shoqërinë beta sh.p.k nga një kënd vështrim tjetër:

Të ardhurat ditore
DSO = Te ardhura  =              5.000.000,00  =        13.698,63
365 365

 

Të arketueshme  =          1.500.000,00  =                       109,50
 Të ardhurat ditore 13.698,63

 

Dhe në ketë rast gjejmë ditët e duhura për të mbledhur të arketueshmet por kemi një informacion më shume të dobishme për të bere një analiza të “ardhurat ditore”, sepse nëse shoqërish beta sh.p.k do ti duhej një financim prej   130.136,99 ALL, rruga më e dobishme që do ishte të kryente ulje edhe prej 2% klientëve dhe të kërkonte pagesën e të arketueshmeve brenda 100 diteve pra beta sh.p.k do të fitonte 9,5 dite në mbledhjen e likuiditetetit e kthyer në një shifër ekzakte 9,5*13.698,63 = 130.136,99 ALL pra shoqëris beta sh.p.k nuk do ti duhej të shkonte në banke për financim nëse do të menaxhonte mire kohen në aktivitetin e saj.

Lexo: Rëndësia e performancës së kompanisë dhe si ta krahasojmë me konkurrentët

Alfa sh.p.k financohet nga furnizuesit sepse paguan furnizuesit mbasi ka shitur mallin e saj, ndera Beta sh.p.k dëmtohet nga klientët e saj, këtë e kuptojmë duke analizuar CCC  e të dyja shoqërive. Të shumte informacionet që mund të marrim për një shoqërie me ane të matjes së CCC por që nuk mund të trajtojmë të gjithë në këtë artikull.

KOHA ЁSHTЁ FLORI DHE MENAXHIMI I DUHUR ЁSHTЁ LIKUIDITET PЁR BIZINESI-IN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0