Marketingu, fintech dhe nevoja për inovacion: Gerti Boshnjaku në bisedë me Idlir Ahmatin - Business Magazine Albania

Marketingu, fintech dhe nevoja për inovacion: Gerti Boshnjaku në bisedë me Idlir Ahmatin

Për herë të parë në Shqipëri, bizneset dhe individët mund të përjetojnë një mënyrë të re të menaxhimit financiar, tërësisht online dhe me kosto minimale. Gerti Boshnjaku, themelues i New Media Digital, ishte i ftuar ditën e djeshme në podkastin e Idlir Ahmatit, CEO i Paysera Albania, ku ndau eksperiencën e tij dhe vizionin për zhvillimin e startup-eve dhe fintech në vend.

Gjatë bisedës në podkast, Ahmati dhe Boshnjaku diskutuan për rëndësinë e marketingut si një gur themeli për suksesin e çdo biznesi dhe për sfidat që përballen startup-et shqiptare. “Aftësia e një startupi për t’u përshtatur është bekimi më i madh,” u shpreh Ahmati, duke ndarë edhe një shije të eksperiencës së tij personale në nisjen dhe zhvillimin e Paysera në Shqipëri.Një pjesë tjetër e bisedës u përqendrua tek sfidat që hasin sipërmarrjet e reja, sidomos në sektorin fintech. Kuadri rregullator, pengesat administrative dhe edukimi financiar mbeten sfida reale, por sipas Ahmatit, inovacioni dhe teknologjia janë mjetet që mund t’i kalojnë ato. Boshnjaku theksoi gjithashtu edhe rolin e medias si kyç në edukimin e përdoruesve dhe promovimin e përdorimit të instrumenteve financiare moderne.

Paysera nuk është thjesht një platformë pagese; ajo synon të transformojë mënyrën se si bizneset dhe individët në Shqipëri ndërveprojnë me financat e tyre. Me transfertat me vetëm 1 euro komision dhe shpejtësi maksimale, platforma po rrit standardet e shërbimeve financiare në vend, duke i dhënë Shqipërisë një hap drejt inovacionit dhe efikasitetit digjital.

Për frymëzim dhe më shumë detaje mbi vizionin dhe funksionimin e Paysera në Shqipëri, ndiqni videon e plotë  në YouTube.

 

Paysera, e cila ka mbi dy dekada eksperiencë në vendet e Bashkimit Europian, nisi aktivitetin e saj të plotë në Shqipëri në fund të vitit 2021. Risia që sjell në treg është e jashtëzakonshme: për herë të parë përdoruesit shqiptarë mund të hapin llogaritë e tyre online, vetëm nëpërmjet një smartphone apo kompjuteri, pa nevojën e vizitës fizike në bankë. Por ajo që vlen më shumë është mundësia për të kryer transfertat ndërkombëtare brenda BE-së me një kosto fikse prej vetëm 1 euro dhe mbërritjen e fondeve brenda disa minutash përmes sistemit SEPA. Ky mekanizëm kursen qindra mijëra euro për bizneset shqiptare, duke u dhënë atyre një avantazh të dukshëm në tregun rajonal.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0