Si të kursejmë para kur planifikojmë pushimet verore? - Business Magazine Albania

Si të kursejmë para kur planifikojmë pushimet verore?

Në vetvete termi “Paketë turistike” është njohur si një opsion ekonomik për pushime. Megjithatë duket se po përballemi me rritje të konsiderueshme çmimesh në destinacionet më të kërkuara europiane. Sipas një studimi nga organizata britanike e konsumatorëve “Which?”, faktorët kryesorë që po shtyjnë çmimet lart përfshijnë:

  • Kërkesën e rritur për udhëtime pas COVID-19,
  • Kostot në rritje të energjisë për hotelet,
  • Çmimet e larta të karburantit.

Lexo gjithashtu: Vendet kryesore për t’u vizituar në vitin 2025

Ja çfarë tregon analiza e mbi 8,000 pushimeve në Europë për periudhën gusht 2024 dhe gusht 2025:

  1. Çmimet po rriten mbi nivelin e inflacionit në shumë vende

Shtatë nga dhjetë destinacione kanë përjetuar rritje çmimesh mbi normën e inflacionit prej 2.5%. Mesatarisht, çmimet e paketave turistike janë rritur me 4.2% krahasuar me një vit më parë.

  1. Destinacionet që kanë pësuar rrite më të madhe të çmimeve janë:
  • Bregdeti i Detit të Zi në Bullgari:

Çmimet u rritën me 11.5%, nga 1,038 £ në 1,157 £ për person. Ndonëse mbetet një destinacion ekonomik, Bullgaria po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë.

  • Italia:

Rritje prej 7.4%, nga 1,163 £ në 1,249 £ për person.

  • Portugalia:

Çmimet u rritën me 6.8%, nga 1,267 £ në 1,353 £ për person.

  • Qipro:

Çmime më të larta me 6.4%, nga 1,241 £ në 1,321 £ për person.

  • Kroacia, Spanja dhe Greqia:

Rritje më të moderuara, nën 3% mesatarisht, në përputhje me normën e inflacionit.

Lexo gjithashtu: Destinacionet turistike që nuk mund t’i vizitoni këtë vit!

  1. Destinacionet ku mund të kurseni

Jo të gjitha destinacionet kanë pësuar rritje çmimesh. Ja disa vende ku çmimet janë ulur:

  • Ibiza:

Rënie me 6.4%, nga 1,269 £ në 1,187 £ për person.

  • Costa Dorada, Spanjë:

Rënie me 2.9%, nga 1,074 £ në 1,042 £ për person.

  • Tenerife:

Rënie me 2%, nga 1,200 £ në 1,175 £ për person.

  • Si të kurseni para për pushimet tuaja?

Ekspertët e udhëtimit ofrojnë këto këshilla:

  1. Rezervoni herët

Kjo është mënyra më e mirë për të përfituar çmimet më të ulëta.

  1. Krahasoni ofertat

Merrni kohën për të gjetur paketën që ju përshtatet më mirë.

  1. Shmangni kulmin e sezonit

Javën e fundit të pushimeve verore shpesh mund të gjeni çmime më të ulëta.

Sipas Rory Boland, redaktor i Which? Travel, këto rritje çmimesh pasqyrojnë sfidat ekonomike globale dhe rritjen e kërkesës për pushime. Sidoqoftë, me një planifikim të kujdesshëm, ju mund të siguroni oferta të mira edhe në këto kohë ndryshimesh.

Euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0