Por, si ta bëjmë këtë? Si mund të kthejmë një hobi, si ai i kopshtarisë apo fotografisë në një biznes që nxjerr të ardhura?
Për shumicën prej nesh, përgjigjia nuk është aq e thjeshtë sa të heqësh dorë nga puna dhe të shkojmë ta bëjmë atë. Në vend të kësaj, ka hapa vendimtarë që mund të ndjekim për të realizuar këtë ëndërr.
/Artikulli u publikua më parë në faqen 12 të numrit 18 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 18 të saj.
- Kërkoni për feedback të sinqertë
Ju nuk jeni gjykuesi më i mirë i punës tuaj, as familja apo miqtë tuaj. Ju keni nevojë për një mentor – një përvojë profesionale – dhe feedback të ndershëm. Para se të fitoni para, puna juaj duhet të jetë e realizuar në mënyrë të mrekullueshme. Çdokush ka një aparat fotografik, por jo të gjithë e kuptojnë ndriçimin dhe inkuadrimin. Edhe disa fotografë profesionistë jo gjithmonë kapin çastin kulminant.
Sigurisht, askush nuk ëndërron të jetë mediokër. Kjo nuk është ajo rreth të cilës ëndrrat kanë të bëjnë. Ju duhet të dini se ideja juaj është mjaft e mirë për të pasur sukses dhe aftësitë tuaja janë në nivelin e duhur. Nëse është e mundur, duhet të gjeni një komunitet ekspertësh të gatshëm për të ndarë njohuritë dhe për të shqyrtuar punën tuaj me një sy më kritik.
Ju gjithashtu duhet të konsideroni një mjedis ku mund të gjeni mësues ekspertë dhe studentë të tjerë për të diskutuar pikat më të mprehta të dijeve tuaja. Një mundësi është që të gjeni një shkollë online që ju ndihmon të ktheni pasionet tuaja në biznes fitimprurës nën kujdesin e mësuesve dhe ekspertëve.
Ky opsion është lloji më i përsosur: Ju merrni instruksione individuale dhe një kritikë të punës suaj, plus një grup të fokusuar të integruar dhe me njohuri.
Një opsion i dytë është Mogul, një platformë mbarëbotërore që arrin 18 milionë femra në javë dhe siguron mentorim të personalizuar në formën e një hotline të këshillimit dixhital 24/7. Një opsion tjetër është LinkedIn, një platformë që është ndoshta vendi më i mirë për të kërkuar mentorë dhe ekspertë. LinkedIn njihet si një vend për të ndihmuar përdoruesit të krijojnë një rrjet aleatësh të besuar.
/Artikulli u publikua më parë në faqen 12 të numrit 18 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 18 të saj.
- Përdorni si strategji “proof of concept”
“Proof of concept” është një term biznesi i përdorur nga sipërmarrësit që kërkojnë fonde. Edhe nëse nuk keni nevojë për fonde për të filluar, sigurimi i “Proof of concept” nuk është një ide e keqe. Kjo ju ndihmon të zbuloni nëse njerëzit do të blejnë produktin apo shërbimin tuaj.
Një metodë e shpejtë e vlerësimit të tregtueshmërisë tuaj është një fushatë për crowdfunding. Kickstarter, GoFundMe dhe Indiegogo janë më të njohurat, por ka edhe site të specializuara për crowdfunding si Barnraiser për ushqime artizanale, Slated për projekte filmike dhe Fig për video-lojëra. Disa kompani të reja shqiptare kanë bërë fushata të tilla, ndonëse nuk kanë arritur të kenë rezultatet e pritshme.
Çelësi për të shitur idenë tuaj është prezantimi. Mijëra projekte nisin çdo ditë. Sfida është që të dilni nga turma. Dhe një pitch për crowd-fundging është një mënyrë e shpejtë për të kuptuar nëse njerëzit do të paguajnë për punën tuaj. Nëse kjo funksionon, përgëzime! Ju do të keni para për të nisur biznesin tuaj dhe një bazë klientësh të interesuar.
- Gjeni një aset dytësor që funskionon për ju
Kjo lidhet me çdo gjë që ju bëni për të fituar para. Nëse punoni me kohë të plotë për të paguar faturat, mund të punoni në biznesin tuaj gjatë fundjavave. Përveç kësaj, të bërit pjesë në ekonominë gig mund të jetë një mënyrë e qëndrueshme për ju që të plotësoni të ardhurat tuaja. Kompanitë e teknologjisë si Lyft, Doordash dhe Airbnb kanë hapur rrugën që shumë njerëz të fitojnë para shtesë, si dhe të ardhura pasive. Shumë prej tyre madje kanë raportuar se fitojnë më shumë nga ekonomia gig se sa nga puna e tyre e përditshme.
/Artikulli u publikua më parë në faqen 12 të numrit 18 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 18 të saj.
Kur e mbushni kalendarin tuaj për një muaj ose më shumë ose merrni porosi për produktin mjaftueshëm për të zëvendësuar pagën e një muaji, mund të jeni të sigurtë se është koha e duhur për të menduar që ta bëni këtë me orar të plotë.
- Krijoni një plan biznesi
Nëse do të fillonit një biznes, do të bënit një plan. Pse nuk do të bëni të njëjtën gjë për të nisur karrierën tuaj në lidhje me hobin që keni? Me këtë hap, ju keni çuar aftësitë tuaja në nivel profesional, keni verifikuar produktin ose idenë tuaj të biznesit dhe keni filluar të bëni disa shitje. Do t’ju duhet një sistem për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët (CRM) për të mbajtur kontakt me klientët tuaj, një prani e mediave sociale dhe një plan marketingu i fortë.
Nuk ka të ngjarë të keni sukses nëse ëndrra juaj nuk është realiste. Disa hobi janë të destinuara të mbeten hobi. Pra, shkoni gjeni mentorin tuaj dhe filloni që sot.
/Artikulli u publikua më parë në faqen 12 të numrit 18 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 18 të saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.