Si të kemi një ekip të bashkuar - Business Magazine Albania

Si të kemi një ekip të bashkuar

Ekipet efektive janë baza e ndërtimit të çdo kompanie të suksesshme. Kjo përfshin krijimin e një mjedisi ku individët mund të bashkëpunojnë pa probleme, të maksimizojnë pikat e tyre të forta dhe të kapërcejnë sfidat.

Për të arritur përmirësime të rëndësishme dhe të qëndrueshme në punën ekipore duhet filluar me anëtarët individualë të ekipit, pra njohjen e më shumë ekipeve brenda ekipit.

Ekipet brenda ekipit

Siç edhe e dimë, ekipi ekziston brenda një sistemi skuadrash i përbërë nga një grup individësh. Në krye të çdo ekipi qëndron një udhëheqës me përvojë dhe kur ekipi i brendshëm nuk funksionon në mënyrë optimale, udhëheqësi mund “të mbytet” dhe të nënshtrohet nga anëtaret e tjerë. Rezultati mund të përfshijë mosfunksionim, mbiperformancë dhe kundërproduktivitet.

Si të njohim ekipin e brendshëm

  1. Takoni anëtarët: Zgjidhni atë që ju duket më i përshtatshëm bazuar mbi përvojën tuaj.
  2. Vini re se kur aftësitë e tyre shfaqen: Tani që i kuptoni disa nga anëtarët e brendshëm të ekipit tuaj, mund të filloni të kuptoni se kur tiparet e tyre janë shfaqur në aktivitetet tuaja të punës.
  3. Bëni ndërtimin e brendshëm te ekipit: Ekipet e brendshme mund të përfitojnë nga më shumë mirëkuptim dhe bashkëpunim reciprok midis anëtarëve. Për fat të mirë, thjesht duke identifikuar dhe kuptuar anëtarët e brendshëm të ekipit, mund të bëhen hapa të mëdhenj në ecurinë e punës.
  4. Prezantoni ekipet tuaja të brendshme: Kjo do të sjellë një performancë më të mirë të punës ne grup.

Organizatat dhe jo vetëm kanë nevojë për bashkëpunim të fortë midis ekipit, kjo mund të realizohet duke kuptuar dhe optimizuar ekipet e brendshme. Pa qasje të tilla nga brenda-jashtë edhe përpjekjet më inovative për ndërtimin e ekipit do të dështojnë.

 

entrepreneur.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0