Si do të jetë iPhone 8? - Business Magazine Albania

Si do të jetë iPhone 8?


Edhe pse ka vetëm pak javë që kur Apple lançoi iPhone 7, kanë dalë thashethemet e para duke spekuluar në lidhje me gjeneratën e ardhshme të smartphone-it të kompanisë.

Gjigandi i teknologjisë është duke u përgatitur që të zbulojë tri modele të reja të iPhone në vitin 2017 dhe të gjithë ata do të vijnë me pjesë xhami. Në përputhje me thashethemet e mëparshme, smartphone-t e ardhshëm të Apple pritet të mbërrijnë në tri madhësi të ndryshme duke përfshirë edhe 4.7-inch, 5-inch dhe 5.5-inch.

Mediat sugjerojnë me tej se një nga tre iPhonët e ri do të jetë një model premium me një ekran të lakuar anash OLED; ndërsa dy modele të tjera ka të ngjarë të kenë ekrane standarde LCD.

Linja e re e iPhone 8 do të përdorë xham të furnizuar nga firmat prodhuese kineze Biel Crystal dhe Lens Technology. Megjithatë, xhami para dhe ai i pasëm do të mbahen së bashku me një kornizë alumini, e cila ka të ngjarë të prodhohet nga Foxconn.

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0