Praktikimi i menaxhimit të vëmendjes lidhet me mbajtjen e kontrollit të saj, qoftë nga shpërqendrime të jashtme, apo nga mendime të brendshme, mendime të tepërta ose ankthi. Sa më të vetëdijshëm të bëheni për arsyet e shpërqendrimit, aq më e lehtë do të jetë t’i menaxhoni ato.
Lexoni: Shpenzimet “marramendëse” për sigurinë e Zuckerberg. Facebook harxhon 23 milionë dollarë
Ja se si menaxhimi i vëmendjes mund të ndihmojë me arsyet kryesorë që ju shpërqendrojnë: fëmijët, punët dhe mendimet tuaja.
Fëmijët tuaj
Nëse keni fëmijë në shtëpi, mund të vendosni një fletë te dera, të shkruani se jeni i zënë dhe se nuk duhet t’ju ndërpresin, përveç rasteve të urgjencës. Kjo teknikë funksionon për një periudhë kohe nga 10 deri në 60 minuta. Nëse duhet të kujdeseni për fëmijë të vegjël apo për persona që kërkojnë vëzhgim të vazhdueshëm, atëherë bëni një listë detyrash duke renditur ato që kërkojnë vëmendjen më të ulët me ato që kërkojnë përqendrimin tuaj maksimal.
Nëse keni një tjetër të rritur në shtëpi, atëherë punoni me “turne”, ku njëri të jetë përgjegjës për fëmijët ndërsa tjetri të punojë. Më pas, shkëmbeni rolet. Nëse jeni vetëm në një shtëpi me njerëz që kanë nevojë për kujdesin tuaj të vazhdueshëm, atëherë tregoni për veten të njëjtën dhembshuri që do t’i tregonit dikujt tjetër në të njëjtën situatë.
Lexoni: Pse Covid-19 po vë në rrezik shpëtimin e Notre Dame ?
Njohja e kufizimeve dhe përshtatja do të jetë një nga gjërat më të dobishme për ta përballuar këtë periudhë.
Puna juaj
Nëse jeni duke punuar, por vazhdimisht mendoni gjëra të tjera si: “Duhet të ndej rrobat”, “Duhet të bëj pazarin”, “Duhet të sistemoj dollapin”, atëherë kthejini këto në avantazhin tuaj. Shënojini në një listë të gjitha. Pastaj, caktoni një orar pushimi nga puna dhe në ato momente filloni bëjini këto gjëra, duke i konsideruar si çlodhje.
Mendimet tuaja të vazhdueshme
Praktikimi i menaxhimit të vëmendjes do t’ju ndihmojë të kuptoni kur mendimet tuaja fillojnë t’iu shkaktojnë ankth. Një pandemi globale na bën të priremi drejt mendimeve dëshpëruese. Çfarë do të thotë kjo për punën,familjen dhe ekonominë? E vërteta është se ne asnjëherë nuk mund ta dimë me saktësi çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por lejimi i mendimeve tona negative, nuk është aspak i dobishëm.
Nëse keni menduar ndonjëherë të shkruani një ditar mirënjohjeje, tani do të ishte koha e duhur. Nuk është e nevojshme të shkruani gjëra të ndërlikuara. Çdo ditë shkruani tri gjëra poyitive të asaj dite. Kjo do të ndikojë në humorin tuaj poyitivisht.
Duke bërë një shëtitje në mes të ditës së punës, duke u rilidhur me një mik të vjetër, duke vlerësuar një aspekt të veçantë të mirëqenies tuaj fizike – thirrja e vëmendjes ndaj gjërave të mira do të ndryshojë këndvështrimin tuaj. Edhe më mirë, ne duhet të shfrytëzojmë këtë mundësi për t’u shprehur më shpesh mirënjohje të tjerëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.