Gjithnjë e më shumë sulmuesit kibernetikë po synojnë njerëzit e rregullt me qëllimin për të vjedhur asetet e tyre digjitale, ndoshta për të hyrë në llogaritë e tyre bankare, ose thjesht për t’i ndjekur ato. Këto lloj sulmesh janë ende relativisht të rralla, kështu që nuk ka nevojë për alarm. Por, është e rëndësishme të dini se çfarë mund të bëni për të mbrojtur veten, nëse dyshoni se dikush ka hyrë në llogarinë tuaj të postës elektronike, ose të mediave sociale.
Më poshtë vijon një udhëzues për t’i ndihmuar njerëzit të mbrohen dhe të kuptojnë se shumica e kompanive me të cilat kanë një llogari, tashmë ju ofrojnë mjete për të marrë kontrollin e sigurisë së llogarive, edhe para se t’i kontaktoni për ndihmë. Por, duhet të dini se këto metoda nuk garantojnë që nuk jeni komprometuar. Nëse ende nuk jeni të sigurt, duhet të kontaktoni një profesionist, veçanërisht nëse jeni gazetar, disident ose aktivist, ose përndryshe dikush që ka një rrezik më të lartë për t’u shënjestruar.
Gmail liston të gjitha vendet ku llogaria juaj është aktive
Gjëja e parë që duhet të bëni nëse dyshoni se dikush ka depërtuar në llogarinë tuaj Gmail (dhe si rrjedhojë të gjitha shërbimet e tjera të Google të lidhura me të) është të lëvizni deri në fund në kutinë tuaj hyrëse derisa të shihni “Last account activity” në fund, këndi i djathtë. Klikoni në “Details”. Pastaj do të shihni një dritare pop-up që duket si kjo:
Këto janë të gjitha vendet ku llogaria juaj e Google është aktive. Nëse nuk e njihni njërën prej tyre, për shembull nëse vjen nga një vend tjetër, si p.sh. një vend që nuk e keni vizituar kohët e fundit, ose nuk keni qenë kurrë, atëherë klikoni te “Security Checkup”. Këtu mund të shihni se në cilat pajisje është aktive llogaria juaj e Google.
Nëse lëvizni poshtë, mund të shihni gjithashtu “Recent security activity”.
Pasi të ndryshoni fjalëkalimin tuaj, do të dilni nga çdo pajisje në çdo vendndodhje, përveç në “pajisjet që përdorni për të verifikuar që jeni ju kur identifikoheni” dhe disa pajisje me aplikacione të palëve të treta që ju keni dhënë qasje në llogari. Nëse dëshironi të dilni edhe atje, shkoni te kjo faqe e Mbështetjes së Google dhe klikoni në lidhjen për “View the apps and services with third-party access”.
Kontrolloni këtë listë për të parë nëse ka ndonjë pajisje që nuk e njihni. Nëse në ndonjë nga këto vende të mësipërme shihni diçka të dyshimtë, klikoni në “See unfamiliar activity” dhe ndryshoni fjalëkalimin tuaj:
Sugjerohet gjithashtu të konsideroni aktivizimin e Mbrojtjes së Përparuar të Google në llogarinë tuaj. Kjo mbrojtje e përmirësuar e sigurisë e bën edhe më të vështirë “phishing” për fjalëkalimin tuaj dhe sulmin në llogarinë tuaj të Google. E meta është se ju duhet të blini çelësa sigurie, pajisje harduerike që shërbejnë si faktor i dytë. Kjo metodë është e rëndësishme dhe e domosdoshme për njerëzit që janë në rrezik më të lartë. Gjithashtu, mbani mend se llogaria juaj e emailit ka të ngjarë të jetë e lidhur me të gjitha llogaritë tuaja të tjera të rëndësishme, kështu që hyrja në të mund të rezultojë të jetë hapi i parë drejt aksesimit në llogari të tjera. Kjo është arsyeja pse sigurimi i llogarisë tuaj të emailit është më i rëndësishëm se pothuajse çdo llogari tjetër.
Hyrjet e Outlook dhe Microsoft janë në cilësimet e llogarisë
Nëse jeni të shqetësuar për hakerat që kanë hyrë në llogarinë tuaj të Microsoft Outlook, mund të kontrolloni “kur dhe ku jeni identifikuar”, siç e vendos Microsoft në cilësimet e llogarisë. Për të shkuar në atë faqe, shkoni te llogaria juaj e Microsoft , kliko te “Security” në menunë e majtë dhe më pas te “Sign-in activity” shkoni te ” View my activity “.
Në këtë pikë, duhet të shihni një faqe që tregon hyrjet e fundit, cila platformë dhe pajisje është përdorur për t’u identifikuar, lloji i shfletuesit dhe adresa IP.
Nëse diçka nuk duket në rregull, klikoni në “Learn how to make your account more secure“, ku mund të ndryshoni fjalëkalimin tuaj, kontrolloni ““how to recover a hacked or compromised account” dhe më shumë.
Në një Mac, klikoni në logon e Apple në këndin e sipërm majtas, më pas “System Settings”, më pas klikoni në emrin tuaj dhe do të shihni gjithashtu një listë të pajisjeve, ashtu si në një iPhone ose iPad. Nëse klikoni në ndonjë pajisje, thotë Apple, do të jeni në gjendje të “shikoni informacionin e asaj pajisjeje, si modelin e pajisjes, numrin serial” dhe versionin e sistemit operativ. Më në fund, mund ta merrni këtë informacion edhe përmes ueb-it, duke shkuar te faqja e llogarisë tuaj Apple ID dhe më pas duke klikuar te “Devices” në menunë e majtë.
Si të kontrolloni sigurinë e Facebook dhe Instagram
Gjigandi i rrjeteve sociale ofron një veçori që ju lejon të shihni se ku është regjistruar llogaria juaj. Shkoni te cilësimet ” Password and Security ” e Facebook dhe klikoni “Where you’re logged in”.
Në të njëjtën ndërfaqe mund të shihni gjithashtu se ku jeni identifikuar me llogarinë tuaj në Instagram, me kusht që të jetë e lidhur me llogarinë tuaj në Facebook. Nëse llogaritë nuk janë të lidhura, ose thjesht nuk keni një llogari në Facebook, shkoni te “Account Center” e Instagramit për të menaxhuar llogarinë tuaj në Instagram dhe klikoni mbi “Password and Security”, dhe më pas “Where you’re logged in”. Këtu mund të zgjidhni të dilni nga pajisje specifike, ndoshta sepse nuk i njihni ose sepse janë pajisje të vjetra që nuk i përdorni më.
Ashtu si Google, Facebook ofron një veçori të Mbrojtjes së Avancuar si dhe për Instagramin, gjë që në thelb e bën më të vështirë për sulmuesit keqdashës hyrjen në llogarinë tuaj. “Ne do të zbatojmë rregulla më të rrepta gjatë identifikimit për të reduktuar shanset e aksesit të paautorizuar në llogarinë tuaj,” shpjegon kompania. “Nëse shohim ndonjë gjë të pazakontë në lidhje me hyrjen në llogarinë tuaj, do t’ju kërkojmë të plotësoni hapa shtesë për të konfirmuar se jeni vërtet ju.”
Në të kaluarën, ishte e mundur të përdorej WhatsApp vetëm në një pajisje celulare. Tani, Meta ka shtuar funksionalitete për përdoruesit e WhatsApp për të përdorur aplikacionin në kompjuter, dhe gjithashtu drejtpërdrejt përmes shfletuesit. Kontrollimi se ku jeni identifikuar me llogarinë tuaj WhatsApp është i thjeshtë. Hapni aplikacionin WhatsApp në telefonin tuaj celular. Në iPhone dhe iPad, trokitni lehtë mbi ikonën e “Settings” në këndin e poshtëm djathtas, më pas prekni “Linked Devices”. Aty do të mund të shihni një listë të pajisjeve dhe duke klikuar në njërën prej tyre mund t’i dilni prej tyre.
X (Twitter) ju lejon të shihni se cilat seanca janë të hapura
Për të parë se ku jeni regjistruar në X (dikur Twitter), shkoni te ” Settings X” , më pas kliko “More” në menynë e majtë, kliko “Settings and privacy”, më pas “Security and account access” dhe në fund “Apps and sessions”. Nga kjo menu, mund të shihni se cilat aplikacione keni lidhur me llogarinë tuaj X, cilat sesione janë të hapura (si p.sh. vendi ku jeni identifikuar) dhe historikun e aksesit të llogarisë tuaj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.