Si të bëni rezervimin online pa probleme: Wizz Air ndan këshilla për udhëtarët shqiptarë - Business Magazine Albania

Si të bëni rezervimin online pa probleme: Wizz Air ndan këshilla për udhëtarët shqiptarë

Ndërsa planet e udhëtimit shtohen, Wizz Air inkurajon pasagjerët të përfitojnë nga lehtësia e rezervimeve online. Për të përmirësuar përvojën e udhëtimit për përdoruesit shqiptarë, Wizz Air tani pranon valutën shqiptare (ALL) si një opsion pagese. Duke bërë rezervimin online, pasagjerët sigurojnë komunikim të drejtpërdrejtë pa pengesa, mbështetje të shkëlqyer për klientët dhe çmime më të mira. Ja një udhëzues i plotë për të përmirësuar procesin tuaj të rezervimit duke përdorur faqen dhe aplikacionin e telefonit të Wizz Air.

Rezervimi Përmes Faqes së Internetit

Faqja e lehtë në përdorim e Wizz Air siguron që rezervimi i udhëtimit të jetë i thjeshtë. Ndërmerrni këto hapa për një rezervim online të qetë:

  1. Filloni Kërkimin: Vizitoni faqen e internetit të Wizz Air dhe vendosni qytetin e nisjes dhe të destinacionit përkatës, datat e udhëtimit dhe numrin e pasagjerëve. Klikoni “Kërko” për të parë fluturimet e disponueshme 
  2. Zgjidhni Fluturimin Tuaj: Shfletoni listën e fluturimeve të disponueshme. Faqja ofron një shfaqje të qartë së mundësive përkatëse, duke përfshirë oraret e nisjes dhe çmimet. Zgjidhni fluturimin që përshtatet më së miri me orarin dhe buxhetin tuaj.
  3. Detajet e Pasagjerit: Vendosni informacionin e kërkuar për pasagjerët, duke përfshirë emrat dhe detajet e kontaktit. Sigurohuni që të dhënat të përputhen me dokumentin e udhëtimit për të shmangur çdo problem gjatë regjistrimit.
  4. Zgjidhni Extra (Shtesat): Përshtasni udhëtimin tuaj duke zgjedhur shërbime shtesë si bagazhe, ulësen e paracaktuar sipas preferences në avion, ose Wizz Priority për një udhëtim sa më të rehatshëm
  5. Opsionet e Pagesës: Kur të vijë momenti i pagesës, do të gëzoheni të shihni që valuta shqiptare ALL është tashmë pjesë e mundësive së pranuara. Zgjidhni metodën tuaj të preferuar të pagesës dhe përfundoni transaksionin në mënyrë të sigurt
  6. Konfirmimi: Pas pagesës së suksesshme, do të merrni një email konfirmimi me detajet e rezervimit dhe biletën elektronike. Mbajeni për lehtësim procesi gjatë regjistrimit përpara fluturimit tuaj (online check in), dhe gjithashtu në momentin e kalimit përpara ngjitjes në aeroplan (boarding).

Lexo edhe: Ja disa këshilla për të shmangur urrejtjen ndaj kolegëve

Rezervimet e Përshtatshme Përmes Aplikacionit së Telefonit

Për udhëtarët në lëvizje, aplikacioni telefonik i Wizz Air ofron një përvojë të njëjtë të efikase rezervimi. Ja si të bëni një rezervim duke përdorur aplikacionin:

  1. Shkarkoni Aplikacionin: Sigurohuni që të keni instaluar versionin më të fundit të aplikacionit së Wizz Air në telefonin tuaj inteligjent. Aplikacioni është në dispozicion për pajisjet e iOS dhe Android.
  2. Hapeni dhe Kyçuni: Hapni aplikacionin dhe hyni/kyçuni në llogarinë tuaj të Wizz Air. Nëse nuk keni një llogari ekzistuese, mund të krijoni lehtësisht një të re brenda aplikacionit.
  3. Kërkoni për Fluturime: Përdorni funksionin intuitiv të kërkimit për të vendosur detajet e udhëtimit tuaj. Aplikacioni do të shfaqë fluturimet e disponueshme në bazë të kritereve tuaja.
  4. Zgjidhni Fluturimin Tuaj: Zgjidhni fluturimin tuaj të preferuar nga lista e mundësive. Aplikacioni ofron një pamje të përshtatur të orareve së nisjeve dhe çmimeve, për një  krahasim sa më të lehtë.
  5. Të dhënat e Pasagjerëve: Vendosni detajet e nevojshme për të gjithë pasagjerët. Kontrolloni dy herë të dhënat përkatëse për të siguruar saktësinë e tyre.
  6. Shtoni Shtesat (Extra): Përmirësoni përvojën tuaj të udhëtimit duke shtuar shërbime si bagazhe shtesë, ulëse të paracaktuara sipas preferencës, ose ngritje prioritare nëpërmjet aplikacionit.
  7. Pagesa: Aplikacioni mbështet metoda të shumta pagesash, duke përfshirë valutën shqiptare ALL. Zgjidhni opsionin tuaj të preferuar dhe përfundoni blerjen tuaj në mënyrë të sigurt.
  8. Konfirmimi i Rezervimit: Pas pagesës së suksesshme, konfirmimi i rezervimit dhe bileta elektronike do të jenë në dispozicion tek aplikacioni, e do t’u dërgohen gjithashtu edhe në emailin tuaj. Mund t`i përdorni këto në çdo kohë nga seksioni “Rezervimet e Mia” i aplikacionit.

 

Këshilla për një Përvojë të Lehtë Rezervimi

Krijo Llogari: Pasja e një llogarie në Wizz Air kursen kohë në rezervimet e ardhshme dhe ju lejon të menaxhoni rezervimet tuaja lehtësisht. 

Kontrollo për Promocione: Mbani sytë hapur për oferta të veçanta dhe zbritjet që Wizz Air ofron shpesh për të bërë udhëtimin tuaj sa më ekonomik

Rishikoni Politikat e Bagazheve: Njihuni me politikat e bagazheve të Wizz Air për të shmangur tarifat shtesë në aeroport.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0