Si të bëhesh një folës i mirë në publik? 10 sekretet që nuk t'i tregon - Business Magazine Albania

Si të bëhesh një folës i mirë në publik? 10 sekretet që nuk t’i tregon askush

Një fjalim para publikut mund të jetë një trampolinë drejt suksesit, ose një makth që të lë pa gjumë.

Nga njëra anë, të folurit në publik të ndihmon të ndërtosh autoritet, të krijosh lidhje të reja dhe të bëhesh një figurë me ndikim. Nga ana tjetër, të ngrihesh përpara një salle plot me njerëz, me zemrën që të rreh fort dhe duart që të dridhen, nuk është aspak e lehtë.

Por, ja ku vjen lajmi i mire, çdokush mund të bëhet një folës i mirë në publik, me pak teknikë dhe shumë praktikë.

Pse të folurit në publik është arma sekrete e suksesit?

Nëse je freelancer, një konsulent apo një sipërmarrës, aftësia për të mbajtur një fjalim mund të të sjellë klientë të rinj, partneritete të vlefshme dhe më shumë besueshmëri në treg.

Kur flet në një event, ti nuk je më thjesht një emër në internet, je një autoritet! Njerëzit të dëgjojnë, të njohin dhe besojnë tek aftësitë e tua. Dhe mbi të gjitha, ke vëmendjen e tyre për minuta të tëra, diçka që marketingu digjital vështirë se mund ta ofrojë.

Lexo gjithashtu: Si mesazhet me tekst pushtuan mënyrën tonë të komunikimit

Si ta mposhtësh frikën nga të folurit në publik?

Nëse mendon se je i vetmi që ndjen panik para një fjalimi, mendohu sërish. Frika nga të folurit është një nga fobitë më të zakonshme. Por sekreti nuk është ta shmangësh, por ta kontrollosh. Ja tre teknika që funksionojnë:

-Prano frikën

Edhe folësit më të mirë e ndjejnë atë ndjesinë e fluturave në stomak. Çelësi është ta shohësh frikën si diçka natyrale dhe të mos e lejosh të të ndalojë.

-Praktiko, praktiko, praktiko!

Askush nuk lind folës perfekt. Praktika para pasqyrës, regjistrimi i vetes dhe provat para miqve janë hapa të domosdoshëm për të fituar besimin.

-Gjej një mentor

Një trajner ose dikush me përvojë në këtë fushë mund të të japë këshilla të vlefshme dhe të të ndihmojë të përmirësosh stilin tënd.

Lexo gjithashtu: Si një podcast i panjohur arriti të sigurojë 30,000 dollarë sponsorizime në vitin e parë?

10 hapa për t’u bërë një folës i mirë në publik

Dije arsyen pse po flet

A dëshiron të promovosh biznesin tënd? Të ndërtosh një markë personale? Apo thjesht të ndash një mesazh me botën? Qëllimi yt do të ndikojë në mënyrën se si flet.

Zgjidh temat e duhura  

Foli për gjëra që të apasionojnë dhe në të cilat je ekspert. Pasioni është ngjitës!

Fillimi i vështirë, suksesi i madh

Nise me evente të vogla ose edhe me biseda online, pastaj syno skena më të mëdha.

Trego histori, jo vetëm fakte

Njerëzit nuk mbajnë mend statistika, por nuk harrojnë një histori të bukur.

Kontrollo gjuhën e trupit

Një qëndrim i sigurt, kontakt me sy dhe gjeste të natyrshme e bëjnë fjalimin tënd shumë më bindës.

Mos e mëso përmendësh, mësoje me ndjenjë

Fjalimi yt nuk është një poezi që duhet recituar. Fokusoju në idetë kryesore dhe fole lirshëm.

Luaj me tonin dhe ritmin

Një zë monoton vret interesin e publikut. Ndrysho ritmin dhe tonin për të mbajtur audiencën të përqendruar.

Bëj pyetje dhe përfshi audiencën

Një fjalim nuk është një monolog. Lidhu me publikun dhe bëj që ata të ndihen pjesë e bisedës.

Përdor ndihma vizuale

Prezantimet me shumë tekst janë vdekjeprurëse. Më mirë përdor imazhe, video dhe fraza të shkurtra për të përforcuar mesazhin.

Përshtatu me momentin

Nëse diçka nuk shkon sipas planit, mos u shqetëso. Improvizo dhe vazhdo me besim!

Të folurit në publik nuk është një dhuratë e lindur, është një aftësi që mund ta zhvillosh. Duke ndjekur këto këshilla dhe me pak praktikë, mund të bëhesh një folës që të gjithë duan ta dëgjojnë.

foundR

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0