Si ta ndihmoni kompaninë tuaj të përvetësojë një teknologji të re? - Business Magazine Albania

Si ta ndihmoni kompaninë tuaj të përvetësojë një teknologji të re?


Në fakt, kjo është një nga shkaqet kryesore të humbjes së produktivitetit, joefikasitetit dhe madje edhe të çështjeve financiare të startup-eve dhe kompanive më të mëdha. Nuk është nevoja të bëheni shumë shkencorë për këtë, por kur ndryshimi ndodh, ne ndonjëherë kalojmë përsëri në “mënyrën e vjetër”, sepse është më e lehtë. Shpeshherë nuk na pëlqen t’i përshtatemi ndryshimit, sepse kjo është më e sigurtë, më e lehtë dhe më e rehatshme për të punuar. Si njerëz që jemi na pëlqen rruga e lehtë jo ajo e vështirë. E megjithatë, shkalla në të cilën ju përqafoni ndryshimet do të përcaktojë suksesin tuaj të fundit.

Në ciklin e teknologjisë, ndryshimi ndodh shumë më shpejt se në segmente të tjera. Unë kam shkuar nëpër kompani të të gjitha përmasave gjatë viteve dhe kam intervistuar themelues të panumërt dhe ka një menatlitet që thotë: “Le të presim dhe të shohim nëse një aplikacion bashkëpunues si Slack është me të vërtetë i zbatueshëm; le ta mbajmë jashtë përqafimit të mediave sociale, derisa ne të dimë më shumë për të dhënat e fundit; le të lëvizim ngadalë me zhvillimin e aplikacioneve, derisa shpenzimet për të punësuar një programues të jenë ulur”.

Ky mendim do të thotë që ju të zgjoheni një mëngjes dhe të kuptoni se të gjithë po përdorin Slack. Media sociale është marketing i ri dhe mos pasja e një aplikacioni është një shenjë që ju po bëni hapa mbrapa në termat e tendencave teknologjike.

Çfarë punon më mirë? Kur është fjala për teknologjinë, nuk është gjithmonë mirë për të qenë një adaptues i hershëm. Në vend të kësaj është më mirë të ndryshosh shpejt. Slack është një shembull i mirë i kësaj. Unë u takova me një kompani kohët e fundit, ku gjysma e njerëzve në një mbledhje nuk e kishte dëgjuar këtë aplikacion bashkëpunues apo edhe konceptin pas saj. Mbani mend se Slack nuk është opsioni i vetëm deri tani për komunikim në kohë reale. Ky është një shembull i mirë i një mjeti biznesi që ka kuptim të përsosur për kompanitë e mëdha, por disa biznesmenë nuk e kanë përqafuar vetëm për arsye së është diçka e re dhe ndryshe.

Ky është problemi i vërtetë. Në qoftë se kjo është e mundshme, miratojeni dhe përshtateni.

Ja cila është sfida. Për të përshtatur tendencat e teknologjisë, ju duhet të bëheni më të vërtetë i mirë në matjen e qëndrueshmërisë. Unë gjithashtu kam biseduar edhe me kompani, të cilat nuk kanë bërë asnjëherë një Facebook Add. Ata nuk dinë asgjë për mënyrën se si funksionon. Ata (gabimisht) supozojmë se duhet të bisedojnë më një shitës apo duhet të mësojnë një platformë komplekse për reklamat. Kur në të vërtetë procesi i vendosjes së një reklamë është tepër i lehtë dhe efikas. Ju mund të dizenjoni një baner reklame në pak sekonda. Ndoshta është diçka e re dhe e panjohur.

Megjithatë, nuk është e pazhvilluar, e paprovuar, konfuze, ose e papranueshme. Në fakt, kjo është diçka që çdo startup duhet të paktën të bëjë një përpjekje, veçanërisht në qoftë se ju keni një segment shumë të veçantë tregu.

Ne priremi që të kemi turp nga risitë, sepse mendojmë se avioni nuk do të fluturojë, motorri i kërkimit nuk do të kthejë rezultatet e duhura, aktivizimi me zë nuk do të porosisë produktin e duhur. Hidhini poshtë këto supozime. Analizoni një trend të ri për vlerën më parë; Mos u hutoni nga fakti që ajo është e re dhe e paprovuar. Shpejtoni të përshtatni një trend që sjell dobi për kompaninë tuaj dhe po kaq shpejt braktisni trendin, i cili nuk iu ofron ndonjë përfitim apo ndonjë avantazh për kompaninë tuaj. Produktet dhe shërbimet e tmerrshme e tregojnë veten shumë shpejt. Megjithatë, nëse trendi i teknologjisë ia vlen për një investim, pasi keni bërë analizat dhe krahasimet , jini i gatshëm ta përqafoni atë plotësisht.

Çfarë ju mban mbrapa? Mund të jetë frika nga ndryshimi. Mund të jetë konfuzioni juaj mbi vlerën (që do të thotë që ju duhet të analizoni më mirë). Mund të jetë ndikimi që ndryshimi do të ketë në të punësuarit tuaj, edhe në qoftë se ndryshimi është për mirë.

Një përvetësues i shpejtë është dikush që merr vendime në bazë të të dhënave të disponueshme dhe vlerës së njohur. Miratoni, përshtatuni- dhe jini të gatshëm të shihni se si ndryshimi sjell sukses.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0