Si ta bëni Televizionin tuaj Smart? - Business Magazine Albania

Si ta bëni Televizionin tuaj Smart?

Bëje Televizorin SMART me ONE TV

One TV bën bashkë programet TV më të dashura për ju, me shërbimin TV tërësisht të ri. Me ONE TV, ju e ktheni TV tuaj në Smart. Falë dekoderit Android Box që bën TV-në tënd Smart, tani do të mund të shijoni filma, seriale, apo argëtim për femijë, përmes një përvoje më të mirë e më emocionuese.

Aktualisht ky shërbim ofrohet vetëm brenda kufijve të Shqipërisë dhe duhet të jeni të lidhur me rrjetin ONE. Me funksionalitet e reja ju keni mundësi t’i ndiqni programet tuaja në çdo moment sipas nevojave tuaja. Ju mund të drejtoheni në çdo dyqan ONE, për të kryer abonimin tuaj, merrni në dorëzim pajisjen Android dhe pas aktivizimit do të përfitoni të gjitha funksionalitet e reja. Në momentin e blerjes, ONE ju mundëson që një teknik t’ju vizitojë në ambjentet e shtëpisë suaj për t’ju suportuar me aktivizimin e shërbimit.

Ju duhet te jeni të lidhur me Internetin fiks të ONE për të përdorur shërbimin ne TV me dekoder, dhe me internetin mobile të ONE për ta përdorur nga laptopi. Nga pajisjet celulare ose tablet ju mund të lundroni me internetin e ONE.  Shërbimin e aksesoni lehtësoni nga TV kryesor i lidhur me dekoderin. Gjithashtu mund ta aksesoni dhe nga 2 burime te tjera si nga Interneti, nga aparati juaj celular ose tablet Android/iPhone.

Lexo edhe:Si të gjeni botuesin e duhur për librin tuaj

Me ONE TV, ju keni deri në 30 kanale me funksionalitet Catch-up që ju mundëson të riktheheni mbrapa në kohë, deri 72 orë, për të parë programet tuaja të prefereruara. Për paketën DGA përfshihen këto kanale: Top Channel, TV KLAN, News 24, T HD, Film Aksion, Syri TV, Film Autor, ABC News, Explorer Natyra, EuroNews Albania, MAX, Film Drame, Film Hits, GOLD HD, Film Komedi.

Për paketën TRING: 3 Plus, ABC News, Jolly HD, Kanal D Drama, Living, Muse, News 24,Tring Comedy, Tring Life, Tring Max,Tring Novelas, Tring Shqip, Tring Super, Tring Fantasy, Vizion+.

Gjithashtu keni mundësi të regjistroni deri në 10 orë programacion, i cili është i disponueshëm për 30 ditë. Pas këtij afati, video do të fshihet. VOD (Video on Demand) është një shërbim tjetër  që ju lejon të shikoni filma ose seriale sipas disponibilitetit tuaj. Ju përzgjidhni mes zhanreve të ndryshme duke përdorur filtrat e ofruar.

Aktualisht ky shërbim ofrohet vetëm për abonentët TRING.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Të gjithë ëndrrat e tua mund të bëhen realitet, nëse ke kurajën t’i ndjekësh.”
— Ualt Disney
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0