Si i siguronte të ardhurat Elon Musk para se të bëhej një miliarder?

Si i siguronte të ardhurat Elon Musk para se të bëhej një miliarder?


Me dy kompanitë e tij më të mëdha: Tesla Motors dhe SpaceX,  ai “ka kapur qiellin me dorë” këto vitet e fundit me përpjekjet e tij për të ndryshuar industrinë e transportit.

Pasuria e tij arrin vlerën e 16.6 miliardë dollarëve, por kjo pasuri nuk u bë brenda natës me magji. Më poshtë janë renditur disa nga mënyrat më fitimprurëse që e ndihmuan të bëhej një miliarder i suksesshëm.

Lexoni: Postimi në blog i vitit 2006 tregon pse Elon Musk është kaq i suksesshëm

Ai krijoi dhe shiti video lojën e tij në moshën 12 vjeçare.

Ishte një lojë me temë hapësirën e universit, ku qëllimi ishte të shkatërroje një anije alienësh të mbushur me armë. Musk i ka pëlqyer kompjuterat që në moshë të vogël dhe ka mësuar gjuhën e programimit në moshën 9 vjeçare. Ai fitoi 500 $ kur kodi për lojërat e thjeshta u publikua në revistën PC and Office Technology në Afrikën e Jugut. Ky ishte produkti i parë që Musk kishte shitur ndonjëherë.

Ai pastronte dhomën e bolierit në një fabrikë druri.

Pasi u largua nga Afrika e Jugut në vitin 1988, Musk provoi shumë punë të ndryshme në Kanada. Sipas biografisë së tij të shkruajtur nga Ashlee Vance, Musk fillimisht kudesej për perimet dhe mbillte fara gruri në fermën e kushuririt të tij në Waldeck. Më pas ai mësoi si të priste drru me sharrë në Vankuver.

Pasi u interesua në zyrën e punës, ai gjeti punën me rrogën më të mirë, që ishte pastrues bolieri në një fabrikë drruri.

Për 18 dollarë në orë – pagesë shumë e mirë në vitin 1989 – puna e tij e lodhshme ishte të vishte një kostum mbrojtës, të zvarritej në hapësira shumë të ngushta dhe të pastronte mbetje në temperatura shumë të larta.

Lexoni: 8 gjërat që nuk i dini për Elon Musk

Për të fituar para shtesë, Musk shiste pjesë kompjuteri dhe kompjutera në konvikt.

Kur studjonte në Universitetin Queens Ontario, Musk shiste kompjutera dhe pjesë të ndryshme hardware, në dhomën e tij të konviktit. Ai ndërtonte çdo gjë që ishte e nevojshme për miqtë e tij student si përshembull kompjuter lojërash apo proçesorë të thjesht. Nëse kompjuteri i tyre nuk punonte mirë apo kishte një virus, Musk e rregullonte.

Gjatë viteve të universitetit ai e paguante qeranë duke e kthyer shtëpinë në një klub nate.

Pasi u transferua në Universitetin e Pensilvanisë në vitin 1992, Musk vuri në punë aftësitë e tij prej sipërmarrësi. Ai dhe shoku i tij u zhvendosën në një shtëpi të madhe afër kampusit me një çmim të lirë.

Gjatë javës ata studjonin, por në fundjavë ata e shndërronin vendin në një klub nate. Ata i mbulonin dritaret me qese të zeza plastike dhe muret i lyenin me bojë të ndritshme.

Musk nuk pinte asnjëherë, përveç ndonjë gote me Vodka apo Coca-Cola, për t’i mbajtur gjërat nën kontroll.

Lexoni: Si e kalon kohën e lirë Elon Musk?

Në vitin 1995, Musk hoqi dorë nga diplomimi në Stanford për të themeluar një startup interneti.

Pavrësisht pranimit në një program Ph.D në Stanford, Musk hoqi dorë nga shpenzimet e shkollimit kur vendosi pas dy ditësh që interneti kishte më shumë mundësi për të ndyshuar shoqrinë. Ai u largua menjëherë nga shkolla dhe u bashkua me vëllain e tij Kimbal për të nisur Zip2, një kompani që mundësonte harta dhe udhëzues për gazetat online.

Për të krijuar këtë sipërmarrje, ai mori 20,000 $ nga llogaria bankare e të atit.

Ai fillimisht u bë milionerë katër vite më vonë, kur së bashku me vëllain e tij shitën Zip2.

Ajo u ble nga kompania për Pc Compaq ne vitin 1999, e cila ishte bërë furnizuesi kryesor i sistemeve kompjuterike deri në momentin kur u ble nga HP në vitin 2002. Zip2 u shit për 307 milionë dollarë.

si-siguronte-te-ardhurat-elon-musk-para-se-te-behej-nje-miliarder-businessmag

/Time

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0