Si penetron dhe godet koronavirusi organizmin

Si penetron dhe godet koronavirusi organizmin


Koronavirusi përhapet përmes pikëzave të sekrecioneve që lëshon individi i infektuar përmes teshtimës apo kollës, ose thjesht duke folur. Një studim mbi sekuencën gjenetike të koronavirusit, i botuar në Revistën e Shoqatës Mjekësore Amerikane, tregon se virusi sulmon qelizat njerëzore me receptorin ACE2.

Lexo: OBSH paralajmëron: Në ditët e ardhshme numri i vdekjeve do shkojë mbi 50,000

Kjo tregon se këto qeliza të shtresës së jashtme të indit në mushkëri dhe organe të tjera, janë viktimat e para të virusit. Virusi krijon mutacione në proteinën RBD, gjë që i lejon të përdorë receptorët ACE2 për t’u futur në qelizët njerëzore. Shoqata Britanike e Imunologjisë shpjegon se virusi merr nën kontroll procesin e funksionimit të qelizës dhe e detyron qelizën të prodhojë kopje të reja të koronavirusit.

Presioni biologjik që ushtron patogjeni mbi qelizën sjell më pas vdekjen e qelizës dhe si rezultat dëmtimin e indit organik. Ndërkohë vetë organizmi përpiqet të luftojë infeksionin duke dërguar qelizat T të sistemit mbrojtjes imunitare. Këto qeliza kërkojnë të gjejnë dhe shkatërrojnë qelizat e kompromentuara të trupit. Pra në përpjekje për të luftuar patogjenin, trupi godet dhe vret qelizat e veta duke shkaktuar dëmtim të mëtejshëm të indit.
Me përhapjen e infeksionit, mushkëritë mund të ënjten dhe të mbushen me lëng.

Lexo: Rama: Mos paguani qeratë. Dënohet qeradhënësi që kërkon pagesën mujore si familjeve edhe bizneseve

I sëmuri shfaq temperaturë, vështirësi në frymarrje dhe dhimbje muskujsh. E përditshmja New York Times citon shkencëtarë, sipas të cilëve virusi mund të lëvizë përmes gjakut dhe të sulmojë edhe zemrën, veshkat dhe mëlçinë. Po ashtu, infeksioni në mushkëri ul nivelin e oksigjenit në gjak.
Spitali Universitar “George Washington” në kryeqytetin amerikan njofton se 20% e pacientëve shfaqin simptoma. Prej tyre, disa e kanë aq të rëndë sa që nuk janë në gjendje të marrin frymë pa aparatura oksigjeni dhe ndërhyrje nga mjekët.

Burimi: Zeri Amerikes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0