Si pandemia na ktheu në pijedashës aventurierë? Çfarë qëndron pas tendencës - Business Magazine Albania

Si pandemia na ktheu në pijedashës aventurierë? Çfarë qëndron pas tendencës

Që nga fillimi i koronavirusit, ka pasur dy lloje kryesore të lajmeve kur bëhet fjalë për zakonet tona në pijet alkoolike. Ne të gjithë pimë shumë gjatë kohës që u mbyllëm në shtëpi, ose vendosëm ta ndalonim, pa tundimin e bareve dhe restoranteve.

Por u fol pak për faktin se pandemia ka bërë që shumë prej nesh të eksperimentojnë më shumë me pijet, me shitjet e pijeve më të pazakonta që janë rritur fuqishëm, së bashku me verërat nga vendet që zakonisht nuk u interesojnë konsumatorëve të zakonshëm.

Trendi kapërceu Atlantikun. Në Manhattan, Nju Jork, Park Avenue Liquor Store hapi për herë të parë dyert e saj në 1934, një vit pas përfundimiy të ndalimit në SHBA.

Në pronësi të familjes, shefi i saj aktual, Jonathan Goldstein, ka një teori për dashurinë tonë të sapogjetur për pijen më eksperimentale.

“Kur të gjitha baret duhej të mbylleshin, njerëzit ishin mbyllur në shtëpi duke u shtirur si banakier ose miksologë për kokteje dhe të gjithë u bënë krijues”, thotë ai. “Ata papritmas donin të eksperimentonin, kështu që ne pamë një rritje të madhe të porosive online për gjëra më të pazakonta.

“Në kategorinë tonë të pijeve alkoolike, gjërat e çuditshme si gjalpi i kikirikut ose uiski me shije bananeje u bënë papritmas shumë të njohura. Kështu ishin pijet e frutave të pasionit dhe schnapps të prodhuara në vend – të gjitha shije të ndryshme… raven, pjeshkë e bardhë.”

Lexo edhe: Nga alkooli te hotelet e shtrenjta, ja 5 gjërat për të cilat Jim Cramer refuzon të shpenzojë para 

Por a janë rikthyer klientët e Z. Goldstein tek pijet më tradicionale, ndërsa bota vazhdon ngadalë dhe me shpresë të kthehet në normalitet? Ai thotë se jo.

“Ne mbajmë në vëmendje se ku po lëvizin tendencat e pijeve dhe mendojmë se [aventurieri i ri] do të vazhdojë. Falë industrisë së birrës artizanale, njerëzit janë mësuar më shumë të provojnë marka më të vogla dhe gjëra të reja.”

Ndërkohë në Mbretërinë e Bashkuar, shitësi i verërave The Wine Society thotë se që nga fillimi i pandemisë ka parë një rritje të madhe në shitjen e verërave austriake dhe greke.

“Një nga objektivat fillestare kur Shoqëria e Verës u krijua në 1874, ishte të prezantonte ‘verërat e panjohura deri tani, ose pak të njohura në këtë vend’, thotë Ewan Murray, menaxheri i marrëdhënieve me publikun.

“Kjo vazhdon edhe sot e kësaj dite dhe anëtarët e Shoqërisë së Verës janë eksplorues të etur. Që nga mbyllja e parë, shitjet e verës janë rritur dhe ndërsa anëtarët tanë fillimisht kërkuan ngushëllim në verërat klasike që ata dinë dhe duan, eksplorimi ka dalë sërish në plan të parë.

Dy vendet që kanë përfituar më shumë janë Austria dhe Greqia.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0