Si ndikon AI në SEO dhe në motorët e kërkimit - Business Magazine Albania

Si ndikon AI në SEO dhe në motorët e kërkimit

SEO

Gazmir Cani, kontributor

Inteligjenca Artificiale (ndryshe ‘AI’) është një teknologji e re, me një zhvillim të shpejtë kohët e fundit, e cila po ndikon në mënyrën sesi operojnë bizneset online dhe po sjell një ndikim të drejtëpërdrejtë në shumë aspekte të jetës tonë.

Kur përmendet SEO (që njihet si Optimizimi i Faqeve për Motorët e Kërkimit), na vijnë në mendje me qindra mënyra sesi AI mund të përmirësojë apo përkeqësojë mënyrën sesi operohet në to.

Shumica besojnë që do përmirësojë rezultatet e motorëve të kërkimit, (Google & Bind dominojnë pjesën masive të kësaj fushe [1]), por ka nga ato që mendojnë që do të sjellë dhe shumë ndryshime të tjera, të mira edhe të këqija që do prekin shumë biznese dhe website.

Ndryshimet që priten fillimisht janë kryesisht në mënyrën sesi ndërveprojmë me websitet, produktet dhe gjithçka tjetër online, duke filluar që nga aftësia për të porositur gjëra automatikisht dhe deri tek të përgjigjurit e pyetjeve të shpeshta që mund të kemi, deri në asistentë virtualë që mund të krijojnë/planifikojnë plotësisht ditën tuaj.

Por, çfarë është ekzaktësisht AI? Pse mori një zhvillim kaq të madh vitet e fundit dhe pse tashmë mund të dëgjosh për të kudo nëpër internet?

Çfarë është Inteligjenca Artificiale?

Inteligjenca Artificiale (AI)[2], i referohet aftësisë së një kompjuteri për të kryer funksione dhe arsyetime, duke dhënë një përgjigjie, që aktualisht jepet vetëm nga një mendje njerëzore.

Praktikisht, është një teknologji që përpunon miliona të dhëna në kohë rekord (sekonda) dhe ia shërben përdoruesit në mënyrën që ai i kupton.

[3] – How Does AI Work – Colorado State University

Veçantia e kësaj teknologjie qëndron në faktin që sa më shumë kohë kalon dhe sa më shumë të dhëna përpunon, aq më e aftë dhe ‘inteligjente’ bëhet, duke dalluar çfarë është gabim dhe çfarë është e saktë për një problem të caktuar, duke e përpunuar më pas këtë informacion dhe duke i afishuar përdoruesit vetëm përgjigjen që AI mendon si të saktë.

Por, cila është ndërlidhja me SEO?

SEO (Search Engine Optimization) është aftësia e dikujt për të optimizuar një website/faqe, në mënyrë që të jetë sa më e përshtatshme për motorët e kërkimit dhe për të dhënë rezultatet më të sakta për një frazë, fjalë kyçe ose fjali që përdoruesi kërkon në Google/Bing etj. [4]

Një person që optimizon website për SEO, sigurohet që website është i optimizuar sa më mirë, në mënyrë që faqja e tij t’i shërbehet kërkuesit sa më në ‘krye’ të rezultateve të kërkimit në Google/Bing, e cila do të përkthehet në më shumë vizitorë për website e tij dhe rrjedhimisht më shumë kliente dhe të ardhura për biznesin.

AI ka aftësinë që të përmirësojë veten çdo ditë, duke përpunuar të dhëna nga çdo info që mund të gjejë online dhe më pas t’ia shërbejë kërkuesit në vazhdimësi. [5]

Pra, praktikisht bën detyrat që bën një SEO, por në një mënyrë më eficente dhe shumë herë më të shpejtë.

Por, si do të ndikojë AI në SEO dhe në mënyrën sesi bizneset do duhet të përshtaten për këtë epokë të re të motorëve të kërkimit?

Rritja e Cilësisë së Artikujve & Artikuj më të Përshtatshëm

Me integrimin e AI në shumë website, motorë kërkimi dhe çdo aspekt tjetër në përdorimin e internetit, Google Search do të përmirësojë aftësinë e tij për të zbuluar se cili website ka përmbajtjen më të saktë dhe më të përshtatshme për pyetjen/fjalë kyçe që kërkuesi po i shtron.

Kjo do sjellë që shumë biznese të integrojnë përmbajtje të artikujve më ‘direkt’ dhe të drejtpërdrejtë, pa bërë word-filling për hir të përmbushjes së rregullave të vjetër të Google që artikulli duhet të ketë sa më shumë fjalë të jetë e ‘mundur’ për t’u konsideruar cilësor.

Kjo do detyrojë dhe shumë biznese të shtojnë përmbajtje sa më të saktë të të dhënave fikse, pasi do t’i ndihmojë për të ‘kapur’ më shumë vizitorë dhe klientë.

Pra, me pak fjalë, Cilësia e Informacionit do jetë më e Rëndësishme sesa Sasia e tij.

Optimizimi për Content Vizual

AI do ta bëjë më të thjeshtë për bizneset, të cilët e bazojnë përmbajtjen e tyre më shumë në content visual, të rënditen dhe të gjenerojnë më shumë vizitorë.

Kompania OpenAI, e cila është zhvilluesja e Chat GPT, një ndër AI Tools që kryeson listën e AI Tools më të përdorur aktualisht, me datë 14 Mars 2023 lancoi Chat GPT-4, e cila ndër të gjitha përmirësimet e tjera, ka shtuar edhe aftësinë për të lexuar dhe zhvilluar përgjigjie vizuale [6].

Eventualisht, edhe AI Tools e tjerë do të jenë në gjendje të ‘lexojnë’ me saktësi fotot, videot dhe çdo content tjetër visual që një faqe poston dhe në këtë mënyrë do i ofrojë përdoruesit një përgjigje vizuale ose tekst, në varësi të kërkesës, duke sjellë më shumë vizitorë për bizneset që bazohen në përmbajtjen vizuale.

Kjo do krijojë dhe mundësi të reja për shumë biznese që të përdorin visual content, foto, video etj. për të gjeneruar më shumë vizitorë se vetëm me përmbajtje me bazë teksti.

Identifikimi i Kuptimit të Fjalëve & Aftësia për të Dalluar me Përpikmëri se Çfarë po Kërkon

Motorët e kërkimit do të jenë në gjendje të dallojnë me saktësi se çfarë përdoruesi po kërkon, çfarë mënyre kërkon t’i përcillet informacioni dhe çfarë do të arrijë.

Aktualisht, përdoren ‘keywords’ për të dalluar sa më saktë se çfarë do të thotë përdoruesi dhe vitet e fundit Google ka nxjerrë disa Search Engine updates, të cilat kanë përmirësuar aftësinë e tij për t’i shërbyer përdoruesit rezultate sa më të përshtatshme për keyword-s që ai po kërkon.

Lexo: Punoni me anëtarët e familjes? Ja cilat janë të mirat dhe të këqijat e saj

AI do ta ndryshojë këtë gjë pasi Google po integron AI në rezultatet e kërkimit dhe do të ndalojë së përdoruri përditësimet e algoritmit, por do të bazohet në teknologjinë AI, për të bërë më të saktë dhe më të shpejtë aftësinë e motorëve të kërkimit për të dalluar me përpikmëri 100% se çfarë po mundohesh të kërkosh. [7]

Një shembull i thjeshtë është: Të gjithëve na ka ndodhur të kërkojmë për një emër qyteti në Europë dhe të dalë një rezultat për një qytet në US, pra AI do të bëjë të mundur të mësojë paraprakisht nëse po kërkon për qytetin në EU apo US, edhe pse mund të kenë të njëjtin emër.

Optimizimi i Kërkimit me Zë

Me zhvillimin e asistentëve virtuale, si SIRI, ALEXA etc., bizneset do gjejnë mënyrë sesi të integrojnë dhe të përfitojnë nga përhapja e gjerë e këtyre asistentëve virtuale.

Google aktualisht e përdor Voice AI në masë të kufizuar, kryesisht për Translate dhe për të mësuar sesi përdoruesit po e përdorin motorët e kërkimit. Por, kjo do të vijë duke u përmirësuar, kryesisht me rritjen e cilësisë së ‘Auto-Caption’, ‘Real-Time Caption’, ‘Text-to-Speech’ etj. [8]

Lexo: Suedia, vendi më i mirë në 2023 për gratë në punë, sipas studimit Reboot Online

Gjithashtu, duke qenë që gradualisht zhvillimi i AI do kalojë nga vizual në audio, kjo do të sjellë aftësinë për të kthyer të gjithë info-n Visuale në Voice dhe t’ia shërbejë përdoruesve që e kërkojnë në këtë mënyrë.

Kjo do sjellë një eficencë më të madhe për përdoruesit dhe një mënyrë më të shpejtë për të marrë përgjigje për diëka.

Kërkimi Local (Brenda Shtetit/Qytetit)

Optimizimi për kërkim Local bëhet në një mënyrë të ndryshme nga optimizimi për kërkim Global.

Kërkimi Local është i fokusuar në biznese që ofrojnë produkte dhe servise në shkallë Qyteti ose Shteti.

Integrimi i A.I. dhe përdorimi në masë i saj do t’i detyrojë shumë biznese të marrin më seriozisht korrektësinë e informacionit dhe vendodhjes që publikojnë online.

AI do të përmirësojë në mënyrë drastike rezultatet e Local Search, duke ofruar vetëm rezultate të sakta dhe të përshtatshme (relevant) me atë që kërkon përdoruesi.

Analiza e Audiencës dhe Përdoruesve

A.I. do t’i lejojë bizneset të kuptojnë më mirë audiencën e tyre dhe të mësojnë sesi përdoruesit bashkëveprojnë me websitet e tyre.

A.I. do të jetë e aftë të japë info të detajuara rreth informacionit,  qoftë dhe të detajuar për visitor të caktuar që akseson websit-in e biznesit.

Kjo do t’i lejojë bizneset ta përmirësojnë shërbimin e tyre, duke marrë parasysh detajet dhe preferencat e audiencës së tyre dhe se cili grup audience është më i prirur të blejë ose t’i sjellë të ardhura.

Gjithashtu, do t’i lejojë të krijojnë artikuj më të përshtatshëm për audiencë, në bazë të preferencave, vendndodhjes dhe informacionit tjetër.

Kjo ka filluar aktualisht me daljen e Google Analytics 4, që do të bëhet e detyrueshme për çdo website që përdor Old Google Analytics, duke filluar nga Korrik 2023. GA4 është më i ‘zgjuar’, duke u fokusuar më shumë në analizimin e ‘sjelljes’ së përdoruesit në një website. [9]

Fokusi në Eksperiencën dhe Bashkëveprimin e Përdoruesit (UX & UI)

A.I. do t’i lejojë bizneset të fokusohen më shumë në përvojën e përdoruesit në website e tyre dhe t’i ndihmojë ato të përmirësojnë eksperiencën për ta bërë atë më të pëlqyeshme për vizitorët.

Duke analizuar të dhënat e përdoruesve, bizneset do të jenë në gjendje të publikojnë dhe përcjellin më shumë përmbajtje që i përshtatet dhe gjeneron pvrvojë pozitive tek përdoruesi, që do të konvertohen në më shumë vizitorë dhe më shumë rënditje në Google, pasi UX & UI janë aktualisht faktorë renditje në Index-in e Google.

Ato do të jenë në gjendje të ‘qëndisin’ përmbajtjen e tyre për t’ju përshtatur në masë të lartë përdoruesve të tyre.

Edhe ky aspekt do të përmirësohet shumë me Google Analytics 4 që Google ka lancuar së fundi dhe do të integrohet automatikisht nga data 1 Korrik 2023 për të gjithë përdoruesit aktualë të Google Analytics. [9]

Info e Përditësuar për Website

AI do sjellë aftësinë për të përditësuar dhe edituar disa nga tasket e mërzitshëm, duke siguruar përditësim me info më të freskët dhe të kohëve të fundit.

Këto detyra do të bëhen më të thjeshta dhe më të shpejta, madje 100% të automatizuara nga AI, duke u dhënë vetëm disa instruksone bazë nga webmaster ose biznesi.

——————————————————————————————

Pra, si përfundim,  Inteligjenca Artificiale do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë edhe në SEO dhe në të ardhmen e motorëve të kërkimit, si Google, Bing etj.

Duke u përmirësuar gjithnjë e më shumë, kjo teknologji do të lejojë bizneset të optimizojnë në mënyrë sa më të saktë website e tyre për t’iu përshtatur në mënyrë gati 100% përdoruesve për atë që ato po kërkojnë.

Ashtu dhe si aktualisht, SEO është e bazuar në eksperiencën sa më të mirë të përdoruesit dhe AI nuk do e ndryshojë këtë, por thjeshtë do e bëjë përshtatjen më të shpejtë, më të saktë dhe konkurencën më të lartë për website-t, pasi të gjithë do të kenë aftësi të avancuar në optimizimin e website dhe biznesit të tyre.

Rreth Autorit

Gazmir Cani ka një eksperiencë 8 vite në Online Marketing, i fokusuar në SEO dhe Content Marketing, por gjithashtu në Optimizimin, Krijimin dhe Menaxhimin e Bizneseve Online në Tregun Shqiptar, EU & US.

Burimet

[1] – https://www.statista.com/statistics/216573/worldwide-market-share-of-search-engines/

[2] – https://www.techtarget.com/searchenterpriseai/definition/AI-Artificial-Intelligence

[3] – https://csuglobal.edu/blog/how-does-ai-actually-work

[4] – https://searchengineland.com/guide/what-is-seo

[5] – https://www.science.org/content/article/artificial-intelligence-evolving-all-itself

[6] – https://openai.com/research/gpt-4

[7] – https://www.searchenginejournal.com/googles-new-ai-powered-features-search-just-got-smarter/478852/

[8] – https://cloud.google.com/blog/products/ai-machine-learning/your-ultimate-guide-to-speech-on-google-cloud

[9] – https://support.google.com/analytics/answer/10089681?hl=en

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0