Si ndikojnë zakonet në suksesin tuaj? - Business Magazine Albania

Si ndikojnë zakonet në suksesin tuaj?


Zakonet tuaja përcaktojnë suksesin dhe lumturinë tuaj në jetë. Nëse nuk jeni as i suksesshëm dhe as i lumtur sa dëshironi të jeni, atëherë ju duhet të ndryshoni zakonet tuaja.

Pyetja është – si ta bëni këtë?

Epo, BusinessMag do të ndajë me ju tre mënyra të thjeshta për të adaptuar zakone të reja pozitive.

Lexoni: 8 zakone të këqija biznesi nga të cilat duhet të hiqni dorë në 2019

1. Shkruani qëllimet tuaja – vendosja e mendimeve tuaja në letër është një mënyrë e shkëlqyer për t’i çuar ato në mendjen dhe sistemin tuaj të besimit. Dhe, kjo është e vërtetë edhe për zakonet. Shkruani qartë dhe konkretisht zakonet e reja që dëshironi të zhvilloni dhe pastaj …

2. Angazhohuni për 30 ditë – sipas natyrës së tyre, zakonet marrin kohë për t’u bërë zakone! Hulumtimet mbi këtë temë tregojnë se, për shumicën prej nesh, duhen të paktën 30 ditë që të kryesh një veprim për t’u bërë zakon.

Për shembull, nëse dëshironi të lexoni një libër frymëzues për 30 minuta çdo mbrëmje, do t’ju duhet ta bëni këtë çdo ditë për një muaj para se të bëhet diçka automatike për të marrë një libër dhe për ta lexuar brenda kohës së dëshiruar.

Një mënyrë për të ndihmuar me këtë është që të …

3. Përqëndroheni në përfitimet – zakonet pozitive në mënyrë të pashmangshme sjellin rezultate pozitive. Dhe një nga mënyrat më të mira për të qëndruar në rrugën e duhur me zakonet e reja është të përqendroheni në përfitimet që do të sjellin.

Vazhdimi i shembullit të mësipërm, leximi i një libri frymëzues për 30 minuta çdo mbrëmje do të mbushë mendjen dhe shpirtin me ide kreative, do t’ju ndihmojë të largoni stresin dhe mbani motivimin tuaj lart. Gjithashtu mund t’ju ndihmojë të flini në mënyrë më paqësore.

Lexoni: Ndrysho zakonet dhe ji më produktiv. Ja 10 ide për këtë

Duke e mbajtur vëmendjen tuaj në përfitimet e zakoneve të reja, do të mund të mbani veten në rrugën e duhur për të adaptuar me sukses zakonet e reja.

burimi: lifehack

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0