Me shfaqjen e Coronavirusit, e gjithë bota u përfshi në një pandemi, e cila ndryshojë totalisht stilin e jetesës sonë. Kjo pandemi krijoi sfida të reja në fushën e biznesit dhe e detyroi atë të përshtatej me një model të ri, atë të të punuarit nga shtëpia. Kompanitë u detyruan të digjitalizohen me hapa shumë të shpejtë dhe Siguria Kiernetike u bë një shqetësim i madh.
Kufizimet e vendosura në zona dhe shtete të ndryshme, detyruan punonjësit të punojnë nga shtëpia. Gjithashtu dhe takimet e rëndësishme të biznesit janë zhvilluar virtualisht nëpërmjet plaftormave të ndryshme.
Por siguria e të punuarit në distancë, nuk është e të njëjtit nivel si ajo brenda strukturës së mbrojtur të Kompanisë.
Rritja e punës në distancë kërkon rritjen e fokusit mbi sigurinë, për shkak të ekspozimit më të madh ndaj Sulmeve Kibernetike.
Këtë e tregojnë dhe statistikat, psh:
- Që nga fillimi i pandemisë FBI ka raportuar një rritje prej 300% të krimeve Kibernetike.
- Sulmet Kibernetike drejtë infrastrukturës Cloud u rritën me 630% midis Janarit dhe Prillit 2020.
Sulmet me anë të postës elektronike u shtuan në mënyrë të frikshme. Email-e në dukje informuese në lidhje me Coronavirusin, fshihnin pas tyre Malware shumë të dëmshëm.
- Në prill të 2020 Google bllokoi 18 milionë Email-e Malware dhe Phishing në lidhje me Coronavirusin.
- Nga statistikat, 94% e Malwareve merren nëpërmjet Email-eve.
- 48% e attacheve që përmbajnë Malware brenda një Email-i janë dokumenta nga paketa e Microsoft Office.
- Llojet kryesore të attacheve në Email-et me qëllim të keq janë .doc dhe .dot të cilat përbëjnë 37% dhe .exe të cilat përbëjnë 19.5%.
Të punuarit në distancë ka gjetur të papërgatitur gjithashtu dhe punonjësit, të cilët të pa ambientuar më parë me këtë mënyrë pune e rritën mundësinë e gabimit.
- 47% e punonjësve dhanë shpërqëndrimin si arsye kryesore të rënies pre në mashtrimet e llojit Phishing gjatë punës në shtëpi.
- Sipas një studimi nga Malwarebytes, punonjësit në distancë me anë të pakujdesisë së tyre kanë bërë që 20% e organizatave të pësojnë dëme nga Sulmet Kibernetike.
Pas marrjes së akseseve të punonjësve të ndryshëm, Hacker-at e kanë shumë të lehtë të vjedhin informacione të ndryshme nga kompanitë në të cilat këta punonjës bëjnë pjesë.
- Mesatarisht, çdo punonjës ka akses në 11 milionë file.
- Mesatarisht vetëm 5% e fileve të Kompanive janë të mbrojtura siç duhet.
Kjo e rrit akoma edhe më shumë pasigurinë e Kompanisë.
Të gjitha këto kanë sjellë rritje të dëmeve, ku sipas IBM:
- Puna në distancë ka sjellë rritjen e kostos mesatare të dëmit të shkaktuar mbi të dhënat me 130,000 $.
Gjatë pandemisë biznesi i kushtëzuar për vazhdimësinë e punës gjeti zgjidhje në platformat si Zoom, Microsoft Teams, Skype etj. për të bërë mbledhjet apo takimet e rëndësishme të nevojshme. Por edhe kjo u shfrytëzua nga Hacker-at.
- Gjysëm milioni llogari të përdoruesve të Zoom u vodhën dhe u shitën në një forum në Dark Web në Prill të 2020.
Hacker-at vodhën (Emrin, Passwordin dhe adresën e Emailit). Për këtë përdorën një Tool të quajtur ‘OpenBullet’ .
Kjo sjell rrezik të madh, sepse nga studimi i sjelljes së punonjësve, është vënë re që ata të njëjtin Password e përdorin në më shumë se një llogari. Me daljen e këtyre të dhënave, Hacker-at morën në dorën e tyre një informacion shumë të çmuar me vlerë qesharake, 0.0020$ / për llogari.
Këto informacione pasi bëhen publik, jo vetëm dëmtojnë kompanitë, por ulin dhe reputacionin e tyre.
Eshtë momenti që kompanitë të marrin masa për rritjen e sigurisë. Duke përmirësuar infrastrukturën dhe mbrojtjen e saj, duke shtuar Politikat e Sigurisë, duke investuar në pjesën e Sigurisë Kibernetike me blerjen e aplikacioneve të ndryshme monitoruese dhe gjithashtu duke mundësuar trajnimin e punonjësve në mënyrë që ata të mos bien lehtë pre e kurtheve të Hacker-ave.
Shkruar nga Juxhers Fishka, Specialist për Sigurinë e Informacionit
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto