Në listë spikasin emra të njohur si “Deloitte”, “Kpmg” apo dhe “PricewaterhouseCoopers”, por mes tyre ka dhe kompani më pak të njohura.
Moduli i analizës së riskut që përdor administrata tatimore parashikon se bizneset, të cilat kanë deklarata të certifikuara nga kompanitë audituese klasifikohen me risk më të ulët.
Kjo bën që ato të shmangin thuajse tërësisht vizitat apo kontrollet e inspektorëve tatimorë dhe t’i paguajnë detyrimet e tyre në bazë të llogarive që certifikohen nga kompanitë audituese.
Njohja e auditimeve private për efekt të pagesës së taksave u lajmërua dy vjet më parë nga Kryeministri Edi Rama si një masë lehtësuese për biznesin.
Sipas Ministrisë së Financave, përveç lehtësimit të biznesit kjo masë ul korrupsionin, por edhe kostot si për administratën tatimore ashtu dhe biznesin.
burimi: Top-channel
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.