Tek të dy trajnimet e tij me temë “Shitjet, Influenca në biznes dhe Real Estate” që u organizuan më datat 16 dhe 17 Tetor në hotel Plaza, kishte mbi 400 pjesëmarrës dhe përfaqësues biznesi të interesuar për të dëgjuar idetë e tij.
Gjatë trajnimeve Scott Sorrell ndau me audiencën ide inovative, teknika dhe strategji të reja shitjesh që ndihmojnë shitësit dhe drejtuesit e bizneseve si të kenë më shumë influencë tek klientët, të gjenerojnë më shumë shitje në mënyrë të vazhdueshme dhe të rrisin çmimet – dhe përsëri klientët blejnë e të mbeten të kënaqur.
/Artikulli u publikua më parë në faqen 27 të numrit 18 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu
Ja disa nga pyetjet, të cilave Scott Sorrel u dha përgjigje gjatë intervistës së zhvilluar për Business Magazine:
- Cilat janë aftësitë kryesore të shitësve të suksesshëm dhe si mund t’i zhvillojmë këto aftësi?
- Cilat janë disa nga teknikat si mund t’i rrisim çmimet dhe përsëri t’i influencojmë klientët të mbeten të kënaqur për blerjet e tyre?
- Si mund t’i gjenerojmë më shumë klientë të pëlqejnë, besojnë dhe të blejnë produktet/shërbimet tona?
- Si mund të prezantojmë shërbimet tona në mënyrën më efektive për të rritur shitjet?
Shiko intervistën duke klikuar në videon më poshtë:
Trajnimet e Scott Sorrell në hotel Plaza u mundësuan nga organizata profesionale Sotmëria dhe nga agjencia imobiliare Mei Realty.
Artikulli u publikua më parë në faqen 27 të numrit 18 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 18 të saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto