Si mund të luftosh depresionin dhe të ndërtosh një biznes miliona $?

Si mund të luftosh depresionin dhe të ndërtosh një biznes miliona $?


Ekzaktësisht 5 vite më parë, Annie Lawless po kalonte një periudhë të vështirë në jetën e saj. Ajo ishte në fakultet në degën e juridikut dhe aspak e lumtur. Pavarësisht se po ia dilte mirë me të gjitha lëndët e saj, e gjeti veten në një gjendje të thellë depresioni që nuk e kishte përjetuar kurrë më parë.

Ajo e dinte që duhet të ndryshonte diçka. Pa asnjë plan të përcaktuar, e la shkollën.

Lawless e dinte se kishte nevojë të frymëzohej, në vend që të ndihej e lodhur nga diçka. Ajo iu drejtua asaj që dashuronte, ushqimit. E diagnostikuar me celiac (një çrregullim autoimunitar) kur ishte fëmijë, ajo studioi ushqimin si nevojë e shëndetit të saj. Ajo mësoi si të konsumonte pjesën më të madhe të ushqyesve nëpërmjet lëngjeve të frutave, vëçanërisht nëpërmjet një shtrydhësjeje me presim të ftohtë, shtrydhëset e tjera krijonin ngrohtësi gjatë procesit duke reduktuar vitaminat, mineralet dhe enzimat, dhe ajo ka eksperimentuar me shtrydhjen e frutave prej kohësh.

Lawless zbuloi se një mik, Eric Ethans, ndante të njëjtin pasion me të për lëngjet e freskëta dhe organike. Ata filluan të bënin kombinime kreative me lëngjet jashtë shtëpive të tyre, duke blerë të gjithë prodhimin nga ushqimoret natyrale me çmim të plotë pakice. Ata ia shisnin lëngjet miqve të tyre në komunitetin e jogas. Ajo madje bënte dorëzimin e tyre personal me kupenë e saj të vogël në qytet.

Kërkesa u rrit shpejt. Bashkëshorti i një prej klientëve të Lawless dhe Ethans, James Brennan, ndodhi të ishte një biznesmen i suksesshëm. Brennan pa potencialin e tyre dhe kërkoi që ta përfshinin në biznes. Në fillim skeptikë për marrjen e ndihmës, Lawless dhe Ethans e kuptuan shpejt që ata mund ta përdornin eksperiencën e Brennan kur ata nuk ishin të aftë të kuptonin të realizonin kërkesat e konsumatorëve. Brennan solli me vete themeluesin dhe CEO e NIKA Water, Jeff Church, dhe më pas lindi Suja.

Jeta në ‘raft’ ishte vendimtare për sjelljen e vizionit të lëngut organik dhe jo të modifikuar gjentetikisht Suja për masat e gjëra. Procesi origjinal, duke përdorur një shtrydhëse me presion të ftohtë, kishte datë skadence vetëm tre ditë, që përbënte një pengesë për shpërndarësit në nivel kombëtar. Do të kishte qenë më e lehtë për Suja për të përdorur teknologji të tjera dhe të bënte kompromis me përfitimet e shëndetit nga konsumi i këtij lëngu. Por në vend të kësaj kompania vendosi të gjente një zgjidhje që shkonte për shtat me misionin e saj dhe vlerat. Suja gjeti se mund të përdorte procesim me presion të lartë (HPP), e cila, e cila përjshton mundësinë që lëngu të helmohet nga bakteriet. HPP e zgjeti jetën e Suja në rafte deri në 30 ditë ndërsa mbante të gjitha përfitimet shëndetsore të një shtrydhëseje me presim të ftohtë, duke e bërë të mundur në nivel kombëtar shpërndarjen.

Në shtator 2012, vetëm një vit pas origjinimit të idesë, Suja u lançua në Whole Foods. Tani ajo ka më shumë se 10,000 pika dyqani dhe ka një të ardhur vjetore të vlerësuar nga 80-90 milionë $. Gushtin e kaluar, Lawless dhe bashkëthemeluesit e tij i shitën 30% të kompanisë së tyre Coca-Colas për 90 milionë $ dhe 20% Goldman Sachs-it për 60 milionë $, duke e vlerësuar kompaninë në 300 milionë $.

Partneriteti me Coca-Colan do t’i japë Sujas furnizime me kosto më të ulëta, një ndërtesë të re prodhimi, dhe një kanal më të gjërë shpërndarje.

Të gjitha këto Lawless i ka arritur ende pa i mbushur të 30-at. Më e zgjuar se ç’mund të ishte për moshën e saj, filozofitë e saj në jetë janë diçka prej të cilave ne duhet të mësojmë. Mund t’i gjeni në blogun e saj frymëzues Blawnde.

1. Zgjidhni dashurinë përkundrejt frikës

A keni ngecur në një punë në korporatë ndërkohë që doni të ndërtoni vërtet biznesin tuaj? Cilat janë frikërat që shtrihen pas kësaj? A keni frikë nga dështimi? Mbase është frika e mospasjes së parave për të paguar faturat? Në momentin që identifikoni frikën, ju mund të punoni me to dhe të filloni të zgjidhni “dashurinë” për to. Lexoni Loveability të Dr. Robert Holden për t’ju mbështetur në këtë ndryshim.

2. Dëgjoni trupin tuaj

A ju dhembin shpatullat? Mbase po shqetësoheni shumë dhe po e mbani atë peshë mbi shpatulla. A ndiheni të lënduar? Mund të jetë frika për të bërë një hap përpara. Sa më mirë të mësoni atë që po ju thotë trupi juaj, aq më tepër ka për të qenë busulla juaj.

3. Merrni një hap të vogël në çdo kohë

Siç ka thënë Lao Tzu, “Udhëtimi i njëmiljë miljeve nis me një hap të vogël.” Duke vendosur objektiva që e dini se mund t’i arrini, do të ndërtoni vetëbesim. Nëse po ndërtoni kurajon për të nisur biznesin tuaj, filloni me hapa të vegjël. Çfarëdolloj hapi të jetë angazhohuni në përfundimin e tij. Dhe vazhdoni të ecni.

4. Dorëzojuni universit 

Përfitoni nga sinkronizimi. Bënjeni për vete sinkronizimin dhe praktikohuni duke u dorëzuar me diçka të vogël për t’ia nisur, si për shembull ta lësh dikë tjetër të zgjedhë vendin për të drekuar.
Ashtu siç thotë edhe Steve Jobs, “Nëse sot do të ishte dita e fundit e jetës sime, a do të doja të bëja atë se çfarë do të bëja sot? Dhe kurdoherë që përgjigjia është ‘Jo’ për shumë ditë me radhë, e di se kam diçka për të ndryshuar.”

Është radha jote. Zgjidhni dashurinë para frikës. Dëgjoni trupin tuaj. Ndërmerrni një hap të vogël për çdo herë që bëni një hap. Dorëzojuni Universit. Kush e di, mbase mund ta gjeni edhe ju veten duke drejtuar një biznes 300 milionë $.

 

/Shkruar nga Jessica Zemple, Publikuar nga Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0