Si mund të ishte Instagrami në shekullin 17? - Business Magazine Albania

Si mund të ishte Instagrami në shekullin 17?


Një ndër reklamat e Ikea tregon se si jeta do të ishte nëse njerëzit në shekullin e 17 do të duhet të prezantonin ushqimin e tyre për të marrë disa “like” përpara se ata t’a konsumojnë atë. Me fjalë të tjera, një Instagram në kohët e lashta.

Në spotin e realizuar nga Acne Stokholm dhe të drejtuar nga Tompa & Rondo një familje aristokrate në shekullin 14 në Francë ulet për të ngrënë darkë. Por që darka të fillojë zyrtarisht, patriarku thërret një piktor për të krijuar një kanavacë të ngjashëm me ushqimin që ndodhet në tavolinë. Spoti i filmuar në Budapest mbyllet me thënien: “Është ushqim. Jo një konkurs.”

Reklama synon të inkurajojë njerëzit të rizbulojnë kënaqësinë që të falë gatimi, të ngrënit së bashku dhe stresin që përjetojnë sot njerëzit për të qenë të pëlqyer nga të tjerët.

Për më shumë hidhini një sy videos më poshtë, e cila konsiderohet si një ndër reklamat më të mira:

/TIME

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0