Si mund të dalloni udhëheqësit e mirë në një kompani

Si mund të dalloni udhëheqësit e mirë në një kompani


Si drejtues ose pronar biznesi, me siguri keni dëgjuar rreth zotërimit të artit të komunikimit. Është një element që nuk mund të anashkalohet, veçanërisht nëse qëllimi juaj është të krijoni një kulturë të shëndetshme dhe të qëndrueshme të kompanisë. Ndërsa e dini rëndësinë e komunikimit të qartë dhe të hapur, shumë pak e dinë sesi ajo është në të vërtetë.

Lexo: Si udhëheqësit e mirë gjejnë kohë për ekipin e tyre?

Në librin e tij të ri, All In: How Impactful Teams Build Trust from the Inside Out, lideri dhe autori më i shitur Robb Holman shpjegon 5 parime të thjeshta komunikimi, që mund të filloni të praktikoni për të sjellë rezultate të vërteta:

  1. “Përqafoni” heshtjen:

Sidomos për ekstrovertët, heshtja gjatë ndërveprimeve shoqërore mund të duket si problem, ose dhe një çrregullim i frikshëm! Por, në botën e sotme me ritme të shpejta, është thelbësore që të lëmë veten dhe anëtarët e ekipit tonë të marrin frymë. Kur jemi më të qetë dhe heshtim, bëhemi më të pranishëm dhe më të matur. Kështu idetë vijnë më lehtë dhe vendimet merren pa patur presion.

  1. Krijoni pjesëmarrje aktive:

Shumë njerëz dridhen nga ideja e të folurit në publik. Në fakt, të folurit publik thuhet se është frika më e madhe, që shumica e njerëzve kanë (madje edhe vdekjen). Ndërsa Bota Perëndimore na ka mësuar në shumë mënyra të jemi konsumatorë pasivë, ky stil i pjesëmarrjes nuk na ndihmon në vendin e punës. Ju nuk duhet të shtyni veten në një ngjarje të madhe të të folurit në publik për të praktikuar krijimin e pjesëmarrjes aktive. Thjesht filloni me situatat në të cilat gjendeni rregullisht: Bëni pyetje, ndani dhe bëni njerëzit të flasin, për ato që u interesojnë.

Është krejt normale që mendimet dhe idetë të ndryshojnë nga ato të shokëve tuaj të ekipit. Ndërsa ky realitet i natyrës njerëzore ka shkaktuar shumë konflikte, ai gjithashtu mund të përdoret për mirë: krijimi i një organizate me larmi mendimi.

  1. Qëndroni vetvetja:

Hapi i parë për të qenë vetvetja është njohja e vetvetes. Cilat janë vlerat tuaja thelbësore? Pikat e forta dhe të dobëta tuaj? Aftësia më e mirë apo dhurata që dëshironi të ndani në vendin e punës? Shpesh ne anashkalojmë të qenurit vetvetja, duke supozuar se thjesht duhet t’i bëjmë punët tona të kryhen shpejt dhe me efikasitet. Por, duke qenë vetvetja, qëllimisht ju u jepni të tjerëve leje të bëjnë të njëjtën gjë. Kështu jeni duke u bërë një dhuratë atyre që drejtojnë, një trashëgimi që lini pas, që madje mund të ndikojë në gjeneratat e ardhshme.

  1. Tregoni historinë tuaj:

E thjeshtë: Të gjithë kanë një histori për të treguar. Të gjithë kanë përvoja unike të jetës, dhe kjo u jep atyre një lloj perspektive. Të gjithë kanë një histori të veçantë. Kjo është arsyeja që kemi libra dhe filma të preferuar. Ne lidhemi me personazhet, lidhemi me tregimet dhe ndihemi të frymëzuar nga ata.

Në vend që të fshihni ose hidhni poshtë histori si të parëndësishme në vendin e punës, të mësoni të tregoni historinë tuaja kjo ndihmon ekipin tuaj të kuptojë se si të lidhet me ju. Kjo u hap rrugën atyre që të krijojnë historitë e tyre.

Lexo: 3 Fjalët dhe shprehjet që Udhëheqësit e mëdhenj nuk i thonë kurrë

  1. Njihni gjuhën e vlerësimit:

Psikologu dhe filozofi William James tha: “Parimi më i thellë i natyrës njerëzore është një mall që duhet vlerësuar.” Në vitin 2017, Gary Chapman dhe Paul White shkruan Gjuhët e Vlerësimit në vendin e punës, duke zbuluar sesi të njëjtat modele që forcojnë marrëdhëniet romantike, zbatohen në mënyra të ndryshme në vendin e punës (marrja ose përjetimi i dhuratave, koha e cilësisë, fjalët e afirmimit, aktet e shërbimit, etj. dhe prekje fizike).

Nëse jemi duke krijuar një partneritet të ri, duke punuar me një klient ose jemi duke udhëhequr një takim me stafin, duke ditur se si dhe kur të tregojmë vlerësimet do të thotë gjithçka. Një shtrëngim duarsh vlerësues, një fjalë njohjeje ose disa minuta shtesë e kohës tuaj mund të jetë një vlerësim për stafin. Ndërsa ndërtojmë besim dhe jemi të pranishëm me të tjerët, ne fillojmë të mësojmë se si të lidhemi më mirë me ta, si individë.

Holman na nxit të kujtojmë këtë: Ajo që është e rëndësishme për ata, është e rëndësishme edhe për ju. Kur ata fitojnë, ju fitoni. Kështu ndërtojmë ekipe, vende pune dhe komunitete më të mëdha.

Burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0