Si mblidhen dhe ku shkojnë monedhat, të cilat vlejnë miliona dollarë? - Business Magazine Albania

Si mblidhen dhe ku shkojnë monedhat, të cilat vlejnë miliona dollarë?


“S’kam pesë centë, a bën një krem banane?”. Kjo është shprehja që klientët jo rrallë herë e dëgjojnë nga arkat e marketeve kosovare, ndërsa nuk bëhet fjalë për kusur me 1 cent apo 2 cent. E gjitha kjo me arsyetimin se arkat e marketeve nuk kanë monedha.

Për këtë “mungesë” shpeshherë bankat komerciale akuzojnë Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) që nuk lëshon monedha të tilla.

Mirëpo, Besnik Kada, zëdhënës i bankës Qendrore të Kosovës tregon se bankat komerciale furnizohen vazhdimisht nga BQK-ja dhe janë bizneset ato që mund të furnizohen në çdo kohë nga këto banka.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për sigurimin e një furnizimi të duhur të Kosovës me kartëmonedha dhe monedha euro, për kryerjen e transaksioneve me para të gatshme në ekonomi”, shpjegon Kada.

Sipas tij, BQK është përgjegjëse lidhur me operacionet dhe menaxhimin e parave të gatshme.

“Meqë euroja është valuta kryesore e lejuar për përdorim në Kosovë, përgjegjësitë e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës lidhur me operacionet dhe menaxhimin e parave të gatshme kanë të bëjnë me euron”, thotë Kada.

Qytetari nga Prishtina, Arbër Vitia, mungesën e monedhave e sheh me shumë si problem nga vetë konsumatori sesa si mungesë reale të tyre. Ndërsa, qytetarja Valbona Ajeti, thotë se shpeshherë arkat nuk ia kthejnë centët për mungesë të tyre.

Për njohësin e ekonomisë Albert Spahiu, konsumatorët vetë duhet të jenë këmbëngulës që t’u marrin kusur edhe paratë e vogla.

“Secili biznes është i detyruar që të ketë monedha, prandaj dhe kusuri sado i pakët të jetë duhet t’i kthehet konsumatorit”, deklaroi Spahiu. Ai tregon sesi bizneset nga moskthimi i centëve po fitojnë para të mëdha në kurrizin e qytetarit.

“Për shembull, një biznes nga moskthimi i kusurit prej 1 cent, nëse brenda një dite shet 10 mijë artikuj me një çmim prej 99 centësh, në fund të ditës ai biznes del me një akumulim të hollash me shumë prej 100 euro. E njëjta gjë vazhdon për një vit të tërë, pra biznesi fiton ‘ilegalisht’ 36,500 euro nga mos kthimi i vetëm 1 centi”, shpjegon Spahiu.

Selatin Kaçaniku, kreu i organizatës për mbrojtjen e konsumatorëve ‘Konsumatori’, moskthimin e kusurit të imët nga ana e bizneseve e sheh si të jashtëligjshëm.

“Të gjitha bizneset e kanë detyrim ligjor, profesional, por edhe etik, që qytetarit t’ia kthejnë komplet kusurin, pavarësisht a bëhet fjalë për 2, 3 centë apo edhe më pak. Moskthimi i kusurit, nga ana e bizneseve, është i jashtëligjshëm”, tregon Kaçaniku.

Ai tregon se ka mjaftueshëm para të holla në treg, por moskthimi i tyre është krijuar si problem artificial dhe duhet të trajtohet nga institucionet qeveritare.

Sipas të dhënave të BQK-së në treg janë mbi 1.42 milionë copë monedha euro të të gjitha llojeve, prej të cilave mbi 1.3 milionë copë apo 92% kanë qenë të llojeve 1, 2, dhe 5 cent.

/Shkruar nga Shkelzen Rrecaj për tesheshi.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0