Si kam mundur ta hakoj çdo llogari në Instagram - Business Magazine Albania

Si kam mundur ta hakoj çdo llogari në Instagram


Nga Laxman Muthiyah, autor në Zerohack

Në këtë artikull do të tregoj se si kam gjetur një problem në Instagram, që më lejoi të hakeroja çdo llogari. Skuadra e sigurisë në Facebook dhe Instagram e rregulloi çështjen dhe më shpërbleu $30 000.

Facebook po punon vazhdimisht për të përmirësuar kontrollet e sigurisë në të gjitha platformat e tyre. Ata, kohët e fundit kanë rritur pagesat e shpërblimeve për të gjitha problemet kritike, duke përfshirë hakimet e llogarive. Kështu, vendosa të provoj fatin tim në Facebook dhe Instagram. Për fat të mirë, munda të gjej një problem të tillë në Instagram.

U përpoqa të ndryshoja fjalëkalimin tim në website-in e Instagram-it. Ata kanë një mekanizëm të ndryshimit të fjalëkalimit të bazuar në një link, i cili është shumë i fortë dhe nuk mund të gjeja ndonjë gabim në të.

Pastaj hyra në aplikacionin mobile, ku isha në gjendje të dalloja diçka të dyshimtë. Kur një përdorues shkruan numrin e tij / saj të telefonit mobil, atij i dërgohet një kod me gjashtë shifra në numrin mobile. Ata duhet të hyjnë në të për të ndryshuar fjalëkalimin e tyre. Pra, nëse ne jemi në gjendje të provojmë të gjitha kodet e mundshme të verifikimit (një milion), ne do të ishim në gjendje të ndryshonim fjalëkalimin e çdo llogarie. Por unë isha shumë i sigurt se duhet të ketë një normë të kufizuar kundër sulmeve të tilla brutale. Dhe vendosa t’a provoj.

Testet e mia treguan praninë e kufizimit të normave. Dërgova rreth 1000 kërkesa, 250 prej tyre kaluan dhe 750 kërkesat tjerë u kufizuan. E provova me 1000 kërkesa të tjera dhe tani shumë prej tyre u kufizuan.

Dy gjëra të rëndësishme që i vura re ishin numri i kërkesave dhe mungesa e listës së zezë. Unë isha në gjendje të dërgoja kërkesa vazhdimisht pa u kufizuar edhe pse numri i kërkesave që mund të dërgoja në një kohë të caktuar ishte i kufizuar.

Pas disa ditësh testimi, gjeta dy gjëra që më lejuan të hakeroja mekanizmin e kufizimit të tyre.

  1. Gjendjen e Rrezikut (Race Hazard) dhe
  2. Rotacionin IP.

Për të kuptuar se çfarë është Gjendja e rrezikut, ju lutemi klikoni këtu. Dërgimi i kërkesave të njëkohshme duke përdorur IP të shumta më mundësojë që të dërgoj një numër të madh kërkesash pa u kufizuar. Numri i kërkesave që mund të dërgojmë varet nga numri i IP-ve që përdorim. Gjithashtu, kuptova se kodi skadon për 10 minuta dhe e bën sulmin më të vështirë, prandaj ne kemi nevojë për 1000 IP-ja për të kryer sulmin.

Unë i kam përdorur 1000 pajisje të ndryshme dhe IP për të dërguar 200 mijë kërkesa (që është 20 për qind e gjithsej një milion probabiliteti) në testet e mia.

Në një sulm kibernetik në jetën reale, hakeri ka nevojë për 5000 IP për të hakuar një llogari. Kjo tingëllon e madhe, por është e lehtë nëse përdorni një ofrues të shërbimit cloud si Amazon ose Google. Do të kushtonte vetëm 150 dollarë për të kryer një sulm të plotë të një milion kodeve.

Dërgimi i 200 mijë kërkesave

TheZeroHack

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0