Si i zgjedh Pepsi startupet partnere? - Business Magazine Albania

Si i zgjedh Pepsi startupet partnere?


PepsiCo, gjigandi i ushqimeve dhe pijeve, po përdor tri rregulla për të identifikuar se cilët startupe, kompani të teknologjisë dhe sipërmarrës mund të ndihmojnë në një axhendë të inovacionit në marketing për të shkuar përtej limiteve të të zakonshmes.

Jamie Fabricant, Menaxherja e Lartë e Marketingut për pijet PepsiCo, diskutoi mbi këtë çështje në South by Southeast (SXSW), në festivalin e teknologjisë dhe shkencës ku kompanitë më të të mira teknologjike vijnë dhe prezantojnë idetë e tyre të reja, teknologjinë dhe inovacionin në Austin, Texas.

“Nuk ndihem shumë krenar të them: jo çdo inovacion në marketing do të vijë prej katër mureve të biznesit tonë,” ka thënë ajo.

Dhe si pjesë e Creator, një njësi e PepsiCo e cila ka si detyrë kërkimin e partneritetve të reja të cilat do të mbajnë markën e firmës në avantazhin e saj konkurrues, Fabricant ndjek një sërë parimesh të qarta kur pikas një ndërmarrje të re që premton.

“A është realizuar më parë kjo?” Nëse jo, një firmë mund të ketë gjetur një “tokë të re”, një mundësi unike për të ndërmarrë një iniciativë. “Kjo i gëzon njerëzit, dhe është kjo që realizon inovacionin e marketingut,” ka shtuar ajo.

Duke u nisur nga kjo kërkesë ekzsiton mundësia për të ndërmarrë një program inovacioni dhe më pas të ndiqet nga testimet fillestare, duke rritur më pas shtrirjen atëherë kur dëshirohet.

“Unë mendoj se kjo është një tregues shumë i rëndësishëm për ne: a mund ta përshkallëzojmë (rrisim) pasi kemi eksperimentuar me atë?” ka thënë Fabricant për pjesëmarrësit në SXSW.

Kriteri i tretë përfshin treguesë më të komplikuar, ka zbuluar gjatë fjalës së saj Fabricant. “A është ky një oportunitet i ri biznesi, a ka mundësi reale që të nxirret përfitime prej tij në të ardhmen?” ka përshkruar ajo.

Në shtrirjen e objektivave më të gjërë të cilat përforcojnë punën e PepsiCo me startupet dhe teknologjitë e reja, ajo thekson se rëndësia është zakonisht një faktor më domethënës se të ardhurat.

“Unë mendoj se ka më shumë të bëjë me rëndësinë e markës se sa me shitjet. A jemi ne më të rëndësishëm për konsumatorët tanë? A po ndërtojmë më tepër një marrëdhënie sepse bazohemi në diferencat kulturore apo po përpiqemi të afrohemi më shumë me stilin e jetesës së sporteve dhe muzikës? Kështu pra, ka shumë rëndësi pasja parasysh e treguesve të tjerë që keni, përveç shitjeve të rregullta të produktit tuaj bazë.”

 

/Warc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0