Si i organizojnë pushimet sipërmarrësit e rinj shqiptarë?

Si i organizojnë pushimet sipërmarrësit e rinj shqiptarë?


Të gjithë bëjnë pushime kryesisht në sezonin e verës, e ndonëse tabuja është thyer disi, pushimet mund të zhvillohen në çdo stinë të vitit. E përtej kësaj ajo ç’ka tërheq vemendjen e publikut, është fakti se ku i kalojnë pushimet njerëzit me influencë, njerëzit e ekranit dhe sipërmarrësit shqiptarë. Nëpër profilet e tyre në media socilale, syri të ndesh foto të bukura nga vendet më të lakmuara për pushime, vendet më të shtrenjta që “xhepi” i një shqiptari të thjeshtë nuk i përballon dot.

Në këtë artikull BusinessMag.al do t’ju njohë me disa sipërmarrës shqiptarë, të cilët njëkohësisht janë edhe njerëz të ekranit, e me ndikim në shoqëri. Ku i kalojnë ata pushimet? Pse zgjedhin këto vende? I ndërthurin pushimet me punën?

Arbër Çepani, prej disa vitesh është pjesë e ekraneve shqiptare e së fundi edhe sipërmarrës. Sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë shtohen impenjimet dhe aq me pak bëhen edhe pushime. Ai shprehet se gjithmonë mundohet të ndërthurë udhëtimet e punës me pushimet. “Meqenëse gjatë gjithë vitit udhëtoj shpesh nëpër Shqipëri për shkak të aktivitetit të biznesit, për pushime kur kam kohë edhe mundësi do dëshiroja të ikja sa më larg të jetë e mundur”. Për të e rëndësishme është që njeriu të njihet me kultura dhe njërëz të ndryshëm. Kështu zgjerohet horizonti  dhe del nga monotonia e përditshme. I pyetur se a ia beson dikujt tjetër sipërmarjen gjatë kohës kur është me pushime, ai zgjedh të na përgjigjet kështu: “Sa do të më pëlqente të thoja që ia besoja dikujt….por mendja aty më rri edhe të jem në fund të botës”.

Edona Bilali sipërmarrësja energjike ka një lidhje të jashtëzakonshme me vendlindjen e saj Shkodrën, e për këtë edhe pushimet zgjedh kryesisht t’i kalojë në plazhin  e Velipojës.  Frekuenton edhe jugun e vendit, por herë pas here planifikon edhe pushime jashtë, ashtu siç edhe ka bërë për këtë vit. Ka rezervuar pushime në Mykonos. Pushime bën edhe gjatë vitit jo vetëm në verë, del jashtë Tiranës në vendet e Rajonit e në Europë. Për të, eksplorimi i vendeve të reja është thelbi i çdo udhëtimi. “Preferoj shumë të kuptoj mbi stilin e jetesës dhe historikun e vendeve, thuajse aspak shopping.” Gjatë kohës që pushon ajo menaxhon vetë kompaninë e saj edhe pse nuk është fizikisht e pranishme. “Ia dal sepse kam krijuar një formë komunikimi me stafin ku informohem në kohë reale mbi ecurinë dhe problematikat që ndodhin në kompani. Një person tjetër i deleguar ndjek aktivitetet kur kërkohet prania ime”.

Tomi Kallnxhi, asnjëherë nuk i kalon pushimet në të njëjtin vend. Për të, qëllimi i çdo udhëtimi  është ekplorimi i vendeve të reja dhe njohja me kulturat përkatëse. Sipas tij, nuk ka rëndësi se çfarë stine është për të pushuar. Por, sa herë ka financat e duhura dhe kohën e lirë mundohet të “shfrytëzojë” plazhet si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Kur pyetet se a e ndërthur punën e pushimet ai thotë se deri më tani nuk ka ndodhur, por në një të ardhme mund të jenë të ndërthurura. Por kujt ia beson Tomi punën kur udhëton? “Çfarë kam mundësi të kontrolloj nëpërmjet telefonit e kontrolloj, pjesën tjetër e delegoj”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0