Si ekspertët përdorin contentin për të krijuar autoritetin e markës dhe rritjen e shitjeve

Si ekspertët përdorin përmbajtjen për të krijuar autoritetin e markës dhe rritjen e shitjeve?


Interneti dhe mediat sociale kanë krijuar mundësi të mahnitshme për bizneset, për të arritur më shumë klientë të mundshëm dhe për të ndërtuar audiencën e tyre.

Sot ka më shumë se katër miliardë përdorues të përditshëm të internetit dhe ky numër do të vazhdojë të rritet, duke ofruar një mundësi për të arritur një audiencë të madhe. Webfaqe, ndërmarrje dhe sipërmarrje të panumërta po drejtojnë mesazhe drejt këtyre katër miliardë përdoruesve. Ju mund të përdorni përmbajtjen (content) për të krijuar më shumë vetëdije për markën dhe për të rritur shitjet tuaja duke ndjekur këto sugjerime:

Lexo: Çfarë e bën një marketing krijues në ditët e sotme?

Përdorni tregime
Shumë pjesë të përmbajtjes nga bizneset drejtohen me “ato”, duke nënkuptuar ndryshimet në kompani, shitjet e reja, lëvizjet që bëhen, etj. Tregimi i një historie e lidh anëtarin e audiencës me mesazhin dhe e angazhon atë. Kemi parë mjaft kompani që e bëjnë shumë mirë këtë. Fushata e Apple është shembull në këtë drejtim. Në vend që të theksonte përfitimet e kompjuterave të saj, Apple tregoi një histori që i bëri konsumatorët të ndiejnë sikur po ndodhte një lëvizje e madhe. Përdorni tregimin në përmbajtjen tuaj dhe do të ketë angazhimi në rrjet do të jetë më i gjerë.

Përdorni anën vizuale

Përmbajtja mund të jetë e mërzitshme, veçanërisht kur është me shkrim. Përdorimi i pamjeve vizuale në një botë dixhitale që është gjithnjë në zhvillim, është çelësi i suksesit për rritjen e markës. E mira e kohës që jetojmë është se përmbajtja vizuale mund të rivlerësohet në vende të ndryshme dhe mënyra të shumta. Investimi i burimeve për krijimin e përmbajtjes vizuale do t’i kthehet biznesit tuaj, në rritjen e audiencës tuaj dhe rritjen e shitjeve.

Krijoni për klientin tuaj të synuar
Kur një biznes krijon përmbajtje, po mendohet për një grup të madh njerëzish në internet, që do të konsumojnë atë përmbajtje. Problemi është se ky grup konsumon përmbajtjen në mënyrë individuale. Përmbajtja e duhur i bën klientët të ndihen sikur ju po komunikoni me ta. Ju duhet të krijoni përmbajtje për një person, i cili është klienti juaj ideal.

Lexo: Youtube po lançon një kategori të veçantë për modën

Të gjitha qeniet njerëzore janë të ndryshme, kështu që kur përpiqeni të arrini tek të gjithë, përfundoni të mos arrini askënd. Kjo nuancë flet për atë se si përmbajtja nuk duhet të jetë thjesht një gjë tjetër në listën tuaj të detyrave, por një pjesë integrale e planit tuaj strategjik të marketingut. Kjo ju lejon të krijoni audiencën tuaj në mënyrë organike. Përdorni marketing në përmbajtje për të krijuar më shumë vetëdije për markën tuaj dhe rritja e shitjeve do të pasojë.

Entreprenur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0