Youtube po lançon një kategori të veçantë për modën » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 06/09/2019

Youtube po lançon një kategori të veçantë për modën

Share
nga Eridon Elshani
Sht 06, 2019
-Manages Business Mag Kosovo -Studies Philosophy at University of Prishtina
lexo me teper >

YouTube është duke lançuar kategorinë YouTube Fashion, që synon të përfitojë nga përmbajtja e bukurisë që tërheq miliona shikues në platformën e saj.

Sipas Statista, videot e bukurisë vetëm vitin e kaluar gjeneruan më shumë se 169 miliard shikime në YouTube dhe së fundmi, disa nga emrat më të mëdhenj të modës kanë publikuar videot e tyre në YouTube. Sot, YouTube thotë se numri i kanaleve Fashion & Beauty në faqe është rritur më shumë se gjashtë herë nga viti 2014 deri në 2018.

Vertikali i ri, YouTube.com/Fashion, do të përpiqet të organizojë më mirë disa nga kjo përmbajtje, duke përfshirë videot e modës nga youtube-rët më të mirë, problemet e industrisë, videot prapa skenave, vloge nga ikonat e modës dhe më shumë.

Lançimi vjen në një kohë kur Instagrami e ka shndërruar aq mirë platformën e tij si destinacion për stilin dhe modën, sa që tani është futur në tregun e e-commerce, duke i dhënë mundësi markave të shesin drejtpërdrejt tek përdoruesit e Instagram-it. Dhe me platformën e saj IGTV për video me kohë të gjatë, Instagram-i po punon të bëhet një rival i YouTube.

YouTube Fashion mund të gjendet në faqen kryesore të YouTube dhe në aplikacionin mobil.

Techcrunch