Si e trajnoi Simone Biles mendjen e saj për tu bërë një kampione - Business Magazine Albania

Si e trajnoi Simone Biles mendjen e saj për tu bërë një kampione

Si e trajnoi Simone Biles mendjen e Saj për tu bërë një kampione

Simone Biles, gjimnastja më e suksesshme në historinë olimpike, është nderuar me titullin “GOAT” (Greatest of All Time) për performancat e saj të jashtëzakonshme. Në Lojërat Olimpike të vitit 2024, ajo udhëhoqi ekipin olimpik amerikan drejt medaljes së artë  dhe siguroi medaljen e saj të 9-të të artë në garën individuale.

Ndërsa disa mund të argumentojnë se olimpianët janë të ndërtuar ndryshe fizikisht dhe mendërisht, ka disa truke mendore që Biles ka rafinuar gjatë viteve dhe që kanë kontribuar në suksesin e saj. Dhe sigurisht këto janë disa strategji që mund të na ndihmojnë të gjithëve të arrijmë qëllimet tona, frymëzuar nga legjenda e gjimnaste.

“Është e gjitha tek të ushtruarit mendor,” thotë Biles në klasën e saj në MasterClass për bazat e gimnasistikës, përballimin e frikës dhe vendosjen e qëllimeve. Për ata që synojnë majat e suksesit në çdo fushë, ajo thotë: “Ju mund ta bëni këtë. Keni besim dhe mendoni për gjithçka që keni bërë në stërvitje për këtë moment tani.”

Më poshtë janë 10 mësime nga Biles:

  1. Paraqitu 10 minuta më herët

Të paraqitesh herët nuk është vetëm për të bërë një përshtypje të mirë tek trajnerët, por është gjithashtu një mënyrë për të investuar në veten tënde dhe potencialin tënd, thotë Biles.

“Gjëja më e rëndësishme që mund të bëni është të siguroheni që të shkoni në stërvitje në kohë ose të paktën 10 minuta më herët, në mënyrë që, kur të hyni në hapësirën tuaj të gimnasitikës, të mos jeni të ngarkuar dhe t’i jepni trajnerëve ndonjë justifikim për vonesën tuaj,” thotë Biles. “Jepni vetes mjaftueshëm kohë për të qetësuar mendjen.”

Përkujdesja për mendjen dhe trupin tuaj është thelbësore për të qenë të gatshëm për stërvitje.

“Disiplina ka shumë rëndësi, veçanërisht në sportin e gimnasitikës, por kjo do të thotë të shkosh në stërvitje në kohë, të ushqesh trupin tënd në mënyrën më të mirë, dhe të flesh në një orar të arsyeshëm,” thotë Biles. “Unë gjithashtu sigurohem që gjatë fundjavës të mos e teproj shumë, në mënyrë që të hënën të jem gati dhe e rikuperuar për të vazhduar me energji rutinën për pjesën tjetër të javës.”

 

2. Numëro kur je nervoz

Çfarëdo aftësie që po mësoni, Biles ju kujton ta vendosni në perspektivë. Trajneri i saj njëherë tha se i duhej të ishte mbi tra vetëm për një minutë dhe 30 sekonda. Gjatë asaj kohe, ajo duhej të jepte maksimumin—por vetëm gjatë asaj kohe.

“Një minutë dhe 30 sekonda nuk janë aq gjatë, por mund të ndjehet si përjetësi kur je aty lartë. Ndonjëherë, nëse kam vështirësi për t’u përqendruar në diçka, përpiqem të numëroj hapat e mi përmes saj, kështu që më jep një shpërqendrim, por unë ende jam e përqendruar në atë që po bëj,” thotë Biles. Dhe kur koha të ketë mbaruar, “Largohu. Merr frymë dhe pastaj bëj atë që dëshiron të bësh përsëri.” është gjëja që i kujton vetes.

 

3. Ndrysho qasje kur ndihesh i bllokuar ose ndodhesh në një ngërç

Është e rëndësishme të marrësh një pauzë kur gjërat nuk po shkojnë siç e kishe planifikuar.

“Zakonisht bisedoj me trajnerët dhe u them: ‘Kjo nuk po funksionon. A mund të kaloj në diçka tjetër dhe të kthehem më vonë? Në këtë mënyrë, nuk mbes në të njëjtin rreth dhe kjo më bën më pak të frustruar,’” thotë Biles. “Në përgjithësi, përpiqem ta tejkaloj dhe të kthehem më pas te ajo. Është në rregull të ngelësh.”

Nëse një aftësi nuk funksionon edhe në përpjekjen e dytë, Biles kërkon që trajnerët të ndihmojnë në ndarjen e saj në mënyra të tjera ose të ofrojnë mbështetje.

Lexo edhe: Pse të gjithë drejtuesit duhet të mendojnë si avokatë

 

4. Përballu me stresin me ndihmën e humorit

Gjërat nuk janë aq serioze sa priremi t’ja bëjmë vetes ndonjëherë, gjetja e humorit edhe mes situatave stresante ndihmon. Biles i thotë vetes: “Do ta bëj këtë 100 herë të tjera. E di që mund ta rregulloj.” Ajo shton: “Përpiqem të kujtoj se nuk është fundi i botës. Do të ketë një tjetër ditë. Do të ketë një tjetër stërvitje.”

 

5. Të kesh pakëz frikë është normale

Nëse nuk do të ndiheshit nervoz për diçka për të cilën jeni stërvitur gjatë, kjo do të ishte shqetësuese, thotë Biles. Një nivel i vogël nervozizmi është i dobishëm dhe mund të na nxisë përpara. Megjithatë, është thelbësore të qetësoni frikën dhe stresin e tepruar për të arritur performancën më të mirë.

“Është e gjitha rreth trajnimit mendor, që kur të dalësh në podiumin e garimit, të jesh në gjendje të riprodhosh ato rutina”

Kur Biles, e cila pranon se nuk i pëlqen frika, ndien frikë, ajo numëron deri në tre dhe pastaj “hyn” në veprim. “Frika gati sa e bllokon atë që po përpiqesh të bësh,” shpjegon ajo.

Biles gjithashtu i atribuon merita psikologut të saj sportiv, shikimin e videove ku performon mirë, dhe kërkimin nga trajnerët për ta rikthyer atë në baza për një moment për të qetësuar frikën e saj. Për më tepër, ajo dëgjon muzikë motivuese para një konkurrimi, që gjithmonë është pjesa ku ndihet më nervoze.

“Kur arrij në vendin e garës, të gjitha nervozizmat e mia zhduken sepse përfundimisht jam aty. Ky është momenti për të cilin jam trajnuar,” thotë ajo. “Kur bëj daljen time, unë kam kontroll mbi gjithçka që ndodh.”

 

6. Visualizo qëllimin tënd
Nëse keni parë ndonjëherë atletë që përgatiten  për performancën e tyre me fytyrë tejet serioze dhe të ndryshuar, nuk është pa arsye. Biles beson fort në vizualizimin e rutinës së saj para se të fillojë performancën. “Kaloj nëpër mend çdo aftësi, saktësisht atë që do të bëj, që të mund ta kryej sa më mirë që të jetë e mundur,” thotë ajo në klasën e saj.
 7. Mos harroni të pretendoni sikur jeni apo e keni atë që doni

Shprehja “fake it until you make it” ka vlerë. Biles kujton se njëherë një trajner i kishte kërkuar të qeshte gjatë rutinës së saj. Ajo nuk ndiente besim në veten e saj, kështu që i duhej 30 minuta për të bërë një buzëqeshje të sajuar. Që atëherë, ajo ka kuptuar fuqinë e imitimit të asaj si dëshiron të shfaqesh apo të jesh në të vërtetë.

“Kam zbuluar se nëse qesh, kam më shumë kënaqësi dhe jam më e sigurt në rutinën time. Nuk mendoj aq shumë,” thotë ajo.

 

8. Rrit intensitetin me intervale

Ndryshimet e mëdha mund të shkaktojnë panik. Ndërsa Biles përparoi në sportin e saj, ajo kujton se kaloi nga praktikimi në palestër 20 orë në javë në 24, 28 dhe më pas 32 orë. “Ishte një evoluim i madh, por duhej të bëja ndryshime të vogla, asnjëherë ndryshime të mëdha,” kujton Biles, e cila e lidh këtë me çdo person që rrit ngarkesën në palestër ose distancën në një vrapim.

 

9. Shkruani qëllimet

Atletët e nivelit të lartë shpesh shkruajnë qëllimet e tyre si një mënyrë për t’i konsoliduar dhe për t’u mbajtur të përgjegjshëm. Suni Lee, që fitoi medaljen e bronzit në Paris përkrah Biles, zotohet se rutina e saj përpara garave dhe konkurseve përfshin shkrimin e pesë faqeve.

Në MasterClass, Biles thotë se ajo shkruan të gjitha qëllimet e saj afatshkurtra dhe afatgjata për sezonin që vjen.

“Nëse i shikon të gjitha qëllimet në tërësi, mund të duket stresuese dhe e mbingarkuar, prandaj unë i ndaj në dy pjesë,” thotë ajo. “Mbajtja e një ditari është shumë e rëndësishme në një moshë të re, sepse kështu mund të ndjekësh vërtet përparimin dhe ndjenjat e tua.”

Biles gjithashtu gjen kënaqësi kur lexon shënimet e kaluara dhe sheh arritjet dhe përparimin e saj.

 

10. Përcakto një motiv të qartë

Është e pamundur të kërkosh nga vetja të japësh 100% çdo ditë. Biles thotë se është e rëndësishme të kesh një qëllim ose motivim të qartë, i cili mund të të ndihmojë të japësh të paktën 70% çdo ditë dhe prapë të arrish qëllimet e tua.

Pyesni veten: Pse e bëj këtë? Cili është motivimi im?

“Ditët kur hyj në stërvitje pa një arsye të qartë ose një qëllim, gjithçka shpërbëhet, dhe nuk ndihem shumë e motivuar,” thotë Biles, e cila dashuron atë që bën dhe thotë se ky është shkaku i motivimit dhe suksesit të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0