Si e drejton Kisha Mays një biznes të suksesshëm ndërkohë që udhëton rreth botës? - Business Magazine Albania

Si e drejton Kisha Mays një biznes të suksesshëm ndërkohë që udhëton rreth botës?


kisha-mays-business-magKisha Mays është vetëm 33 vjeç dhe ajo ka themeluar tashmë kompaninë e saj “Just Fearless”. E patrembur, një konsulente e zhvillimit të biznesit për të ndihmuar gratë sipërmarrëse që duan të zgjerohen në tregjet ndërkombëtare. Edhe pse sipërmarrja është e bazuar në Hong Kong dhe Los Angeles, ajo kalon rreth tetë muaj të vitit duke udhëtuar nëpër botë, nga Malajzia në Singapor, nga Evropa në Indi. Ashtu si sipërmarrës të tjerë të rinj, të tillë si Mark Zuckerberg i Facebook apo Kevin Systrom dhe Mike Krieger të Instagram-it, Mays ka një mënyrë jetese të veçantë. Ajo udhëton në botë duke takuar njerëz të rinj dhe duke bërë atë që asaj i pëlqen, të ndihmojë gratë të zgjerojnë idetë e tyre të biznesit. Por, drejtimi i një biznesi të suksesshëm duke udhëtuar nëpër botë nuk është një detyrë e lehtë.

Më poshtë janë 5 mënyrat se si Kisha Mays arrin të drejtojë një biznes të suksesshëm ndërsa udhëton:

1. Ajo përdor teknologjinë për të organizuar punën

Për të menaxhuar një skuadër prej 17 personash si dhe të disa përkthyesve , ajo ka nevojë gjatë gjithë kohës për të qënë në krye të skuadrës. Për ta bërë këtë, disa nga mjetet që përdor ajo janë :
• “Trello” për menaxhimin e projekteve. “Me ndihmon të ndjek çdo hap të bisedave me skuadrën timë”
“Currency App” për biseda rreth monedhave. “Kur je i huaj dhe do të kuptosh çmimet dhe monedhat, është një aplikacion “qw tw shpëton jetën”
“Evernote” për të shënuar çdo gjë që duhet të bëhet dhe të rregjistroj gjërat që më duhen, të cilat i kam me vete gjatë gjithë kohës.

2. Ajo mban kostot në nivele të ulëta

Ky është çelësi për çdokënd që hap një biznes të ri dhe si për ironi, udhëtimi mund të jetë ndonjëherë më i lirë sesa të qëndrosh në vendin tënd. Një shembull shumë i mirë i kësaj është bashkëthemeluesi dhe CEO i Moo.do, Jay Meistrich, i cili shiti dhe fali gjithçka që ai zotëronte për të lënë San Francisco-n dhe për të nisur udhëtimet e tij nëpër 20 shtete, ndërsa udhëtonte në projektet e tij për startup-et. Ai thotë se udhëtimet janë më të lira se të qëndrosh në shtëpi dhe se këto udhëtime e kanë bërë ate mjaft produktiv.

3. Ajo nuk qëndron nëpër hotele

Të qëndrosh nëpër hotele mund të jetë e shtrenjtë dhe shpesh të limiton mënyrën tënde të të jetuarit pasi në disa raste je e detyruar të hash çdo ditë jashtë. Në vend të kësaj ajo merr me qira shtëpi nëpërmjet Airbnb, i cili i jep asaj më shumë fleksibilitet dhe inspirim për punën e saj. Ajo thotë: “Vendet më të pabesueshme ndonjëherë ofrojnë shtëpi me pamje fantastike.” Vitin e kaluar, ajo mori me qera një shtëpi në Tajlandë për 5 muaj, në mënyrë që të kishte akses më lehtësisht në projektet e saj në Hong Kong, Singapore dhe Malajzi. “Ishte e lehtë të transferoheshe atje,” thotë ajo.

4. Ajo është gjithmonë gati të ketë një bashkëbisedim të shkurtër në ashensor

Kur ti e bën udhëtimin pjesë të jetës tënde të punës, ti asnjëherë nuk mund ta dish nëse do të njohësh njerëz të rinj të cilët mund të të ofrojnë mundësi për biznes. Ky është momenti kur të dish se çfarë duhet të thuash bëhet shumë e rëndësishme. Ajo që duhet të thuash duhet të jetë rreth 30 – 60 sekonda dhe duhet të mbulojë tema të tilla si: “Kush je ti?”, “Ku punon?” , “Pse je ndryshe nga të tjerët? “, “Çfarë bën? “ apo “Pse duhet ta dinë ata këtë gjë? “ Duhet t’i kesh në mëndje të gjitha këto për situata të papritura, pasi është shumë e rëndësisshme për të lënë një përshtypje të mirë dhe për të hapur mundësi të tjera.

5. Ajo nuk ka frikë nga dështimi

Ajo ka shkruar librin “From Failure to Fearless”, ku ajo shpjegon se po të mos kesh dështimin, nuk do të kesh as suksesin. Ajo jep këshilla për personat të cilët duan të arrijnë diçka vetë. “Gjëja më e mirë që mund të bëni është të vini bast me veten dhe ta bëni” thotë ajo. “Gjëja më e keqe është të mos bësh asgjë dhe të mbash të sigurt punën.”

Nëse e keni menduar ndonjëherë të ndërtoni biznesin tuaj ndërkohë që udhëtoni në shumë shtete, ndiqni këshillën e Kisha Mays dhe bëhuni pjesë e komunitetit të “nomadëve dixhitalë”.

Burimi: lifehack.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0