Si do jetë pamja e Samsung Galaxy S7?

Si e dëshirojmë Samsung Galaxy S7?


Ndaj Samsung-ut i duhet punë për të përsëritur të njëjtin sukses!

Kur bëhët fjalë për Samsung Galaxy S7, nuk duam të shikojmë dizajnin standard të modelit paraardhës: diçka në formë ‘blloku’.

Ajo që kërkojmë tani është diçka inovative, diçka që shkon përtej kufijve dhe të marrë në konsideratë të gjithë teknologjinë e mrekullueshme që Samsungu vazhdon të premtojë.

Ndaj, kështu mendojmë se do të duket  Galaxy S7, e kompletuar me të gjithë gamën teknologjike që përdor Samsungu…dhe disa që përfshihen te lista jonë e dëshirave. edge new

Ndryshimi kryesor mbetet edhe kësaj radhe ekrani. Nëse Samsung do të ketë më shumë sukses se Gear VR, i duhet të ketë një ekran me rezolucion 8K, standardi më i lartë rezolutiv për një ekran që do t’ju dhuronte një eksperiencë shumë të mprehtë të përdorimit të pajisjes.

Risia që presim me padurim të shikojmë është teknologjia e skanimit iris, e cila do të zëvendësojë skanerat me prekje të gishtave. Teknologjia e skanimit iris është një metodë e automatizuar e identifikimit biometrik që përdor teknika të njohjes së imazheve bazuar në matematikë.

Me kamerën duale (e dyfishtë) të një rezolucioni të lartë në pjesën frontale të pajisjes, me një hapje të avancuar , thjesht duke shkyçur tastierën e telefonit, aparati mund të tregojë se cili është përdoruesi.

Dhe spikeri me bas të pasur në pjesën e sipërme dhe të  poshtme të telefonit do të përdorë teknologjinë “omni-sound” që do ta bëjë këtë të fundit  një mrekulli të vërtetë multimediale. galaxy

Sa për çmimin, shumë i shtrenjtë! Do të surprizoheshim nëse Samsung Galaxy S7  do të lançohej për më pak se çmimi i hedhjes fillestare në treg i Galaxy S6-ës. Nëse do na duhet të bëjmë një supozim nuk duhet të presim më pak se 600 £ ose 650 $.

Kujdes!….Megjithëse janë deri diku të bazuara thashethemet që po qarkullojnë, këto janë dëshirat tona për Samsung Galaxy S7. Marka është kaq inovatore sa që të fiksuarit e teknologjisë , po përdorin imagjinatën për të parashikuar çfarë do të na ofrojë kësaj rradhe kompania me Galaxy S7. Janari i 2016-ës, kur mendohet se do të hidhet në treg për audiencën mbarëbotërore, duket shumë i largët për të apasionuarit e markës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0