Si duhet të negocioni për të marrë pagën që meritoni? - Business Magazine Albania

Si duhet të negocioni për të marrë pagën që meritoni?


1. Asnjëherë mos e pranoni ofertën e parë të pagës.

2. Mos harroni se ju mund të negocioni më shumë sesa vetëm atë që po ju ofrohet.

3. Punoni me rekrutuesin tuaj. Rekrutuesit janë miqtë tuaj. Por mos harroni që ata janë miq të cilët kanë buxhet. Në mënyrë ideale, ata duan që ju të pranoni ofertën që ata janë duke ofruar për ju. Ofrojini të dhëna konkrete për të mbështetur faktin pse ju jeni duke kërkuar për një paketë të ndryshme kompensimi.

4. Bëni praktikë para negocimeve për pagesën. Praktikë, praktikë, praktikë.

5. Përdor kohën si kartën tuaj të artë. Le të themi se ju keni gjetur punën e ëndrrave tuaj, por ende nuk jeni të kënaqur me pagën që po ju ofrohet. Është në rregull të vendosni një periudhë kohe të caktuar për ofertën pas negociatave. Sugjeroni një kohë të shkurtër për të bindur rekrutuesit tuaj se ju i keni të gjitha kriteret që ata po kërkojnë.

6. Mos e thoni i pari ofertën. Gjithmonë lejojeni rekrutuesin apo manaxherin e burimeve njerëzore të jetë i pari që do të ndajë pagat ose do të ofrojë një intervistë për punë.

7. Mbani larg emocionet. Mbani mend: Biznesi është biznes dhe ju nuk mund të mbështeteni në karma apo në mendime të tjera magjike. Më vjen keq.

8. Gjithmonë përgatitni një ofertë kundër.

9. Mos harroni se procesi i negociatave sillet rreth dy faktorëve: sa vleni ju dhe çfarë ata janë të gatshëm të paguajnë për ju.

10. Gjithmonë bëni hulumtime për vlerën tuaj dhe atë të kompanisë para se të shkoni në një intervistë për një punë. Të dhënat janë çelësi për të negociuar pagën. Payscale.com është një burim që ju mund t’a përdorni për të përcaktuar vlerën tuaj profesionale dhe se sa ju duhet të paguheni.

Burimi: time.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0