Shumë kompani ajrore nuk do i mbijetojnë krizës Covid, paralajmëron shefi i IATA-s - Business Magazine Albania

Shumë kompani ajrore nuk do i mbijetojnë krizës Covid, paralajmëron shefi i IATA-s

Pandemia e koronavirusit do të sjellë falimentimin e shumë kompanive ajrore teksa shumë prej tyre janë në falimentim ose janë marrë nën kontroll, tha kreu i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), Alexandre de Juniac. Sipas tij, situata e transportit ajror është katastrofike, me trafikun ndërkontinental që ka rënë me më shumë se 90 përqind.

“Në Evropë, trafiku ajror është rreth 35 përqind e asaj që pamë vitin e kaluar.” – i tha ai radios BFM Business, duke paralajmëruar se sektori është në një ‘situatë jashtëzakonisht serioze dhe të vështirë’.

LEXO: Kompania ajrore Lufthansa shkurton 22 mijë vende pune

Ai shtoi se edhe nëse një pjesë e kompanive do mbijetojnë, ato do jenë shumë të vogla dhe të dobëta për të përballuar periudhën që do pasojë pas krizës globale. Kjo do të thotë që pasagjerët do të kenë më pak destinacione dhe do kenë më pak liri për të lëvizur. IATA edhe një herë bëri thirrje për mbështetje, pasi miliona vende pune kërcënohen në të gjithë sektorin në të gjithë botën.

DHT

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0