Shtyhet afati. Letërnjoftimi vlen deri në fund të vitit - Business Magazine Albania

Shtyhet afati. Letërnjoftimi vlen deri në fund të vitit


Pavarësisht se karta juaj e identitetit skadon në muajt në vazhdim, ajo do të ketë vlerë deri në fund të këtij viti. Vendimi është marrë nga Ministria e Brendshme.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka bërë të ditur se, “Do të krijojmë mundësi që asnjë qytetar shqiptar të mos ngelet qoftë edhe për një arsye të vetme, pa realizuar të drejtën e votimit për shkak të kartës”. Ai vizitoi zyrat ku mund të aplikohet për dokumentin biometrik në njësinë 3 dhe 4 në Tiranë.

Aplikimet mund të shtrihen edhe gjatë fundjavës, ditën e shtunë dhe të dielë.

Lexo: Suedia po zëvendëson kartat e identitetit me mikroçipë nën lëkurë

Zyrat ku mund të aplikohet pritet të shtohen, pasi Bashkia e Tiranës, Ministria e Brendshme dhe kompania e prodhimit të dokumenteve identifikuese Aleat, po hapin zyra të reja në të gjithë qytetin.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj tha gjatë vizitës të zyrat se, “Kemi filluar një proces që do të zgjasë gjatë gjithë kësaj jave, për hapjen e zyrave shtesë, në bashkëpunim me kompaninë që prodhon kartat e identitetit në gjithë Tiranën. Kjo e trefishon, në disa raste e katërfishon, kapacitetin tonë për të emetuar kartat dhe unë besoj se standardi që vendos Tirana, do të jetë një standard që do të ndiqet edhe nga bashkitë e tjera”.

Gjatë këtij viti, skadojnë 1.4 milionë karta identiteti, të cilat plotësojnë afatin 10 vjeçar të prodhimit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0