Shqiptarët e suksesshëm në Suedi
Përditësuar së fundmi: 30/04/2019

Shqiptarët e suksesshëm në Suedi

Share
nga Ornela Trupja
Pri 30, 2019

Emri i Shqipërisë lakohet për mirë edhe në Suedi. Na përfaqësojnë denjësisht atje si biznesmenë, parlamentarë dhe mbi të gjitha po mundohen të ruajnë traditat. Shqiptarët kanë treguar që dinë të integrohen kudo që janë vendosur, pa u shkëputur nga rrënjët e tyre dhe këtë e dëshmojnë më së miri këto tre personazhe, Berat Ismaili, Adnan Dibrani dhe Abika Radogoshi-Komoni. 
Berat Ismaili është një tjetër shqiptar i suksesshëm në botë. Ismaili është zgjedhur nga gjigandi i prodhimit të veturave Mercedes-Benz, si shitësi më i suksesshëm i veturave gjatë një viti. Tashmë është edhe shefi i Mercedes-it në Helsingborg.
Lexo: Cili është shqiptari që shpallet si më i suksesshmi në Suedi?

Adnan Dibrani, është deputet në Parlamentin e Suedisë, i cila këtë periudhë kandidon edhe për të qenë pjesë në Parlamentin Europian. Ka lindur në Mitrovicë, që në  moshën 7 vjeçare ka emigruar në Suedi. Ka besuar se politika është rruga e krenarisë për të gjithë shqiptarët.
Lexo: Kush është shqiptari deputet në Suedi, që kandidon për Parlamentin Europian!

Abika Radogoshi-Komoni, edhe pse jeton në Lund të Suedisë që prej moshës 8-vjeçare, ka ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare. Nuk janë të pakta rastet kur shqiptarët kudo në botë, integrojnë kulturën dhe traditën shqiptare në aktivitetet që hapin. Për të promovuar vendlindjen e saj ajo ka hapur një kafe–restorant me emrin Labëri”, ku shërben specialitete të kuzhinës shqiptare.
Lexo:  Të ruash traditën shqiptare, hapet një kafe-restorant me emrin “Labëri” në Suedi