Kush është shqiptari deputet në Suedi, që kandidon për Parlamentin Europian! - Business Magazine Albania

Kush është shqiptari deputet në Suedi, që kandidon për Parlamentin Europian!


Bashkimi Evropian është në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Europian dhe janë shpallur zyrtarisht edhe të gjithë kandidatët nga partitë në BE.

Deputeti i PS-së, Ervin Bushati përmes një statusi në facebook, ka uruar Dibranin ndërsa shkruan se persona të tillë na bëjnë gjithmonë krenarë.

“Miku im Adnan Dibrani, është Deputet SOC i Parliamentit Suedez tashmë në dy mandate të plota”, tha ai.

Lindur në Mitrovicë, prej moshës 7 vjeç në Suedi, ka besuar se politika është rruga e krenarisë për të gjithë ne shqiptarët.

Kandidon sot për deputet të Parlamentit Europian!

Jemi shumë krenarë për të gjithë shqiptarët që janë pjesë dhe garojnë në politikën europiane si në nivel lokal, nacional dhe së fundmi në atë europian!

2019-ta do të jetë viti kur shqiptarët do të jenë pjesë e Parliamentit Europian: brenda në zemrën e demokracisë së Bashkimit Europian! Krenar”.

Një tjetër rast suksesi shqiptar: harta e Politikës Europiane po fuqizohet kudo me elementin më të mirë të vitalitetit shqiptar!

Më shumë sesa Turizmi, Bujqësia, Industria, Energjia apo Ndërtimi: Investimi ynë në burime njerëzore dhe në politikë është kapitali shqiptar në Europën e Bashkuar!

Shteti, politika & shoqëria shqiptare duhet të zgjohen dhe të rriten në këtë realitet të ri të fuqisë demokratike shqiptare në Europë!

Mbështesim Kandidatët Shqiptarë në BE.

/Dritare.net

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0