Shqiperia, paga me e ulet minimale - Business Magazine Albania

Shqiperia, paga me e ulet minimale


Rreth 2,2% e popullsise ne zonat urbane te vendit, gjate vitit 2012 jetojne ne varferi ektreme, ne pamundesi per te permbushur nevojat baze ushqimore.

Studimi me i fundit i Qendres shqiptare per Kerkime Ekonomike ka treguar se 29% e punesimit te pergjithshem eshte informale, dhe Shqiperia ka ende pagat minimale me te ultat ne Europe.

Eksperti i Organizates Boterore ne Gjeneve, Denid Vaugham Whitchead, tha se rritja e pages minimale eshte prioritet, edhe pse qeveria aktuale ka nje defiçit te madh, ky hap nuk duhet te shihet si pengese.

“Na duhen shifra te besueshme per te kuptuar situaten reale ne Shqiperi mbi pagen dhe punesimin. Rritja e pages minimale lidhet me konsumin e perditshem dhe kjo tregohet edhe ne shifra. Nje problem tjeter mbetet qe nje pjese e madhe deklaron pagen minimale e ne fakt paguan me shume. Paga minimale ne Shqiperi eshte me e ulta ne Europe, me e ulet se ne Bullgari apo Rumani, ndaj dhe eshte e nevojshme te kemi rritjen e saj, siç po ndodh ne shume vende. Paga minimale rritet duke pasur parasysh edhe varferine ekstreme te vendit. Çmimet rriten, ndersa pagat jo, ndaj ketu kerkohet qe te nderhyhet”, tha Denid Vaugham Whitchead.

Kriza ekonomike ka bere qe te thellohet edhe me tej hendeku mes te pasurve dhe te varferve, ose me sakte te varferit jane bere edhe me te varfer, ndersa te pasurit jane pasuruar edhe me shume.

“Kemi rritje te hendekut mes te pasurve dhe te varferve, kete e tregojne edhe statistikat. Gjate krizes, te pasurit jane pasuruar me shume, ndaj kerkohet nje politike e caktuar per te pasur nje shperndarje edhe me te drejte. Nese rritet paga minimale zvogelohet hendeku mes atyre qe jane ne maje dhe atyre qe jane ne fund. Ndaj, nje rol te rendesishem kane taksat” , tha Denid Vaugham Whitchead.

Ministri i Mireqenies Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Erion Veliaj, deklaroi se vendosja e takses progresive synon pikerisht ngushtimin e ketij hendeku, dhe se aplikimi i saj çon realisht ne rritjen me 10% te pagave neto per mbi 90% te te punesuarve, te cilet marrin paga te ulta dhe te mesme.

 Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0