Por duket se tashmë Shqipëria po shndërrohet në një nga destinacionet më të preferuara, aq sa për t’u renditur e shtata nga 10 vendet me më shumë prenotime. Më herët gjatë këtij vitit, vendi ynë kishte arrritur të renditej mes dhjetë vendeve më të preferuara për herë të parë.
Shifrat vijnë nga Shoqata e Operatorëve Turistikë të Polonisë dhe përfshijnë të gjitha prenotimet e bëra nga data 1 Nëntor 2016 deri në 31 Korrik 2017.
Lexo: Shqipëria cilësohet si destinacioni më i lirë i botës nga mediat botërore
Sa i përket destinacioneve specifike, Tirana zë vendin e nëntë, pas dy destinacionesh në Bullgari, pesë destinacionesh në Greqi dhe Antalias në Turqi. Tirana është një destinacion më popullor se sa Majorka, ishulli i Kos, Bodrumi, etj.
Pasi mbërrijnë në Tiranë, shumica e pushuesve polakë u drejtohen bregdetit, kryesisht në Durrës, Golem, Sarandë dhe Shëngjin.
Lexo: 10 restorantet më të mira në Europë, mes tyre dhe një nga Shqipëria e Kosova
Këtë vit polakët kanë udhëtuar më shumë drejt destinacioneve të huaja për pushime dhe vihet re një tendencë në rritje për klientët që udhëtojnë me makinat e tyre. Kjo shpjegon edhe numrin e lartë të automjeteve me targa polake në vendin tonë.
Burimi: scan-tv.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.